1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brukseli vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Bernd Riegert/ Amarildo Topi29 Prill 2014

SHBA dhe BE zgjerojnë sanskionet ndaj Rusisë. Por sanksionet e vërteta ekonomike janë ende në letër. Kur kalohet vija e kuqe?

https://p.dw.com/p/1BqTj
Fotografi: Reuters

SHBA ka prezantuar dhe miratuar vetë e para sanksionet e reja të G7 ndaj Rusisë. Ndërkohë që ambasadorët e vendeve te Bashkimit Europian ishin duke zhvilluar takimin e tyre, Uashingtoni bëri të ditur se kishte ngrirë asetet e shtatë qytetarëve të tjerë rusë. Dy prej të cilëve mendohet të jenë në rrethin e ngushtë të Presidentit Putin. Nga ky vendim është prekur edhe kreu i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft, Igor Sechin. Ndërkohë që SHBA vendosi embargo edhe për 17 kompani.

Më pas erdhi edhe njoftimi nga Brukseli: sanksione të reja për 15 shtetas rusë. Ata nuk lejohen të udhëtojnë më drejt BE dhe janë bllokuar llogaritë e tyre në bankat europiane. Diplomatët në Bruksel thonë se këto hapa të koordinuar të SHBA dhe BE, kërkojnë t'i tregojnë Rusisë se ndajnë të njëjtin mendim për atë që po ndodh në Ukrainë. Zëdhënësja e Komisionit të BE, Pia Ahrenkilde, tha se mes sanksioneve të vendosura nga G7 në fundjavë dhe atyre të BE, nuk kishte asnjë ndryshim. "Presidenti i BE Barroso dhe Presidenti i Këshillit Europian, Van Rompuy, bënë një deklaratë të përbashkët ku shprehnin shqetësimin të thëllë për atë që po ndodh në Ukrainë. Anëtarët e G7 ranë dakort shumë shpejt për sanksionet ndaj Rusisë. Për këtë po punon dhe BE", tha Pia Ahrenkilde. Sot (29.04.2014) do të botohen në Fletoren Zyrtare te BE sanksionet e reja, në mënyrë që të hyjnë menjëherë në fuqi. Numri i shtetasve rus dhe ukrainas, të cilëve u ndalohet hyrja në BE në këtë mënyrë shkon në 48.

Russland Sanktionen G7
Gjatë takimit të G7Fotografi: Jerry Lampen - Pool/Getty Images

Po planifikohen sanksione të forta ekonomike

Sanksionet ekonomike mund të prekin shumë Rusinë, por edhe disa vende të BE mund të preken, thonë diplomatët e BE. Ambasadorët e BE e kanë patur të lehtë të venë sanksione ndaj individëve. Lista ishte përgatitur një javë më parë. E debatuar është lista me sanksionet në të gjitha degët e industrisë, e kërkuar nga Britania dhe Polonia, bëjnë të ditur burime konfidenciale në Bruksel. Shtete si Franca dhe Gjermania, të cilat kanë lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë, janë skeptike për këto sanksione, sepse asnjë nuk mund të vlerësojë tamam kundër-masat që mund të marrë presidenti rus Putin. Prandaj tani për tani këto quhen sanksione të ‘Nivelit të dytë', konfirmoi një zëdhënës i qeverisë në Berlin.

Symbolbild Russland Sanktionen
Fotografi: picture-alliance/dpa

Sanksionet e ‘Nivelit të tretë' do të ishin ato ekonomike. Krerët e shtetëve të BE kanë kërcënuar Putin se do t'i realizojnë ato nëse Rusia vazhdon të destabilizojë Ukrainën pas marrjes së Krimesë. Ambasadorët e BE debatuan më faktin nëse ishte apo jo kalim i vijës së kuqe okupimi i ndërtesave qeveritare në lindje të Ukrainës nga milicët pro-rusë. Sipas Ahrenkilde Komisioni Europian është duke përgatitur sanksionet e ‘Nivelit të tretë'në degë të caktuara të ekonomisë.

Sllovakia do të furnizojë me gaz Ukrainën

Komisioni Europian ka bërë një vlerësim për secilin nga 28 vedet për pasojat që do të vinin pas sanksioneve ndaj Rusisë. 28 zarfa iu shpërndanë ambasadorëve të çdo vendi pak para Pashkëve. Një luftë e vërtetë ekonomike dhe tregëtie do të prekte rëndë Rusinë dhe BE-në. Rusia është partneri i tretë tregëtar më i madh në botë i BE. Ndërkohë për Rusinë, BE është pratneri më i madh ekonomik, pasi është blerësi kryesor i gazit dhe naftës. Për SHBA, Rusia është në vendin e 23 sa i përket partnerëvë tregëtarë ndërkombëtarë.

Ukraine EU Gaslieferung Vertrag
Ukraina nënshkruan marrveshje me BE për furnizimin me gasFotografi: Reuters

Sllovakia nënshkroi të hënën një kontratë tjetër me Ukrainën për furnizimin me gas. Sipas kësaj marrveshje Ukraina do të mund të furnizohet me gas nga Sllovakia, duke nisur nga fundi i vitit 2014. Kocerni rus Gazprom rriti në mënyrë drastike çmimin e gazit për Ukrainën. Kjo e fundit refuzon të paguajë për borxhet ndaj Gazprom.

Zëvëndës ministri i jashtëm rus Sergej Rybakow shprehu ‘neveri' për sanksionet e reja ndaj bashkëatdhetarëve të tij. Sipas agjencisë së lajmeve "Interfax", Rybakow tha se "kolegët e tij në Uashington nuk e kuptojnë me të vërtet atë që po ndodh në Ukrainë".