1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Britani e Madhe: Prodhimi i verës në bum

Vreshtaria në Angli është në bum. Dhjetë vitet e fundit sipërfaqet e vreshtave janë dyfishuar. Kjo tendencë po forocohet falë vreshtarëve të angazhuar dhe ndryshimit të klimës.

Ndryshimi i klimës po u vjen për mbarë anglezëve - sepse ndërkohë që rajonet e verës në Francë vuajnë prej të nxehtit, në Angli po ngrohet klima gjithnjë e më shumë, duke u bërë kësisoj më e përshtatshme për kultivimin e verës. Madje prodhuesi i shampanjës Taitinger ka blerë sipërfaqe të tëra për kultivim vreshtash në Angli. Duket se 2017 do të jetë një vit i mirë për prodhimin e verës në Angli, ku në dhejtë vitet e fundit sipërfaqet e vreshtave janë dyfishuar dhe ato vazhdojnë të jenë në rritje. Kryesisht në jug të Anglisë prodhohet verë e bardhë dhe shampanjë.

"Ky rrush shardone shijon si në tropik, është i pjekur mirë dhe është plot fara fruti.", thotë vreshtari Ben Smith. Që të bësh krahasim me shijen e frutave në tropik në një mot si ai që ka Anglia, kjo duket si e pabesueshme. Bimët në Angli rrallherë e shohin Diellin. Madje në vend të tij ato përjetojnë stuhitë e vjeshtës. Por vreshtit në East Sussex (në juglindje të Anglisë) i duhet më shumë kohë që të pjekë frutat, e kësisoj vjelja realizohet në vjeshtë. Vreshtarja Kristin Syltevik, thekson, se "ne nuk kemi shumë diell, e po ashtu as të nxehtë. Në këto rrethana për të prodhuar fruta që shijojnë është një sfidë. Por tek ne vjelja nis në vjeshtë".

Dikur Kristin Syltevik ishte referente e shtypit, tani ajo kultivon vreshta. E kjo falë ndryshimit të klimës. Ndonëse bie shumë shi, në East Sussex moti po bëhet gjithnjë

e më i nxehtë. Ideal për shampanjën angleze. E ky është një lajm i keq për shampanjën franceze.

Kristin Syltevik: "Në shampanjë dikur ka qenë ftohtë, por sot atje më ngrohtë. Së fundi dikush prej andej ishte për vizitë tek ne, ai vjen nga një familje vreshtarësh. Klima jonë këtu i kujtoi atij fëmijërinë e vet. Para 40 vjetësh atje ishte ftohtë njësoj si këtu tek ne sot." Ndaj lëngu i rrushit anglez mund të konkurrojë me shampanjën. Vreshtari Ben Smith është i vetëdijshëm për këtë."Ka pasur disa testime me sy mbyllur, pra që janë bërë krahasimet e shijes mes shampanjës angleze dhe asaj franceze pa i parë ato. E vlerësimi për verërat angleze ka qenë shumë i mirë."

Deri tani gjithçka ecën sipas planit për Kristin dhe Ben: Të vjelat janë të mira sivjet. Për të ardhmen ata kanë plane të mëdha - ata duan që të pushtojnë mëmëdheun e shampanjës. Kristin Syltevik: "Unë do të preferoja shumë të shisja verë në Francë. Askush nuk ka kaërkuar të blejë tek ne, por unë shpresoj, që një ditë vera ime të mund të porositet në restorante edhe në Francë. Kjo do të ishte mrekulli." Por një herë asaj i duhet të rrisë prodhimin. Kristin ka blerë tokë shtesë. Dëshira është, por vetëm moti duhet të jetë në favor.