EZB macht sich zum Gehilfen der Politik
8 Gusht 2012Shteti grek është i falimentuar. Ai nuk ka më të holla, për të paguar pagat e zyrtarëve. Te fondi i shpëtimit, EFSF, Athina nuk mund të shpresojë për momentin. Nëse kësti tjetër prej 31 miliardë eurosh do t'i jepet në shtator, vendoset, kur ekspertët e troikës t'i japin Greqisë dëftesën për kursimet dhe reformat. Por edhe që ta lërë Greqinë të falimentojë, këtë eurozona nuk e do, ende jo. Kështu ministrat e Financave të Eurozonës kërkuan nga Banka Qëndrore Evropiane, që të rrisë volumin e kredisë së emergjencës për Greqinë. Banka Qëndrore Evropiane bëri atë, që deshi politika.
Loja me zjarrin
Kjo kryhet kështu: Qeveria në Athinë jep obligacione me një afat prej vetëm disa muajsh. Bankat greke ia blejnë ato qeverisë. Meqë bankat vetë nuk kanë likuiditet, ata marrin para borxh nga Banka Qëndrore Evropiane dhe depozitojnë për siguri obligacionet e sapoblera. Paratë banka kombëtare i printon thuajse vetë, me lejen e BQE.
"Natyrisht që çdo ngritje e kredive të tilla do të thotë, se varësia e BQE nga politika financiare shtohet", thotë Jërg Hinze nga Instituti Botëror Ekonomik në Hamburg, (HWWI). Në këtë rast ai jep në kondicione më të zbutura, sepse qeveria e Athinës me 20 gusht do t'i kthejë afro 3 miliardë euro BQE. Me fjalë të tjera: Autoriteti monetar i Eurozonës i jep Greqisë kredi emergjente prej 4 miliardë dollarësh, më qëllim që t'i arkëtojnë sërish tre të katërtat e tyre.
Kritikë e ashpër nga Gjermania
Në fund të fundit janë vetëm një miliardë euro, që BQE ia kalon Greqisë. Megjithatë kjo ngacmon rezistencën, sidomos në Gjermani. "BQE merr pjesë në nxjerrjen e Greqisë në konkurs, duke mundësuar financimin shtetëror me shtypjen e monedhave", kritikoi ashpër deputeti liberal në parlament, Frank Schäffler.
Edhe Georg Fahrenschon, presidentin e shoqatës së bankave gjermane të kursimeve e bren shqetësimi, nëse BQE mund ta kryejë dot detyrën. Ai tha në stacionin e dytë televiziv ZDF: "Unë besoj, se tani ka shumë rëndësi, që banka qëndrore të mbetet e pavarur."
Por nga pavarësia e saj BQE ka filluar që nga maji i vitit 2010 të heqë dorë. Në atë kohë ajo vendosi nën presionin e politikës, të blejë obligacione shtetërore nga Greqia, Irlanda dhe Portugalia. Të thuash të drejtën, kjo nuk lejohet për shkak të klauzolës no-bail-out të marrëveshjes së Maastrichtit, thotë eksperti i HWWI-së, Jërg Hinze: "Ajo e bën këtë përmes të ashtuquajturit tregu sekondar, por në parim këtu nuk ka ndonjë ndryshim të madh, përsa i përket financimit shtetëror."
Bie autoriteti i BQE
Një vit më parë autoriteti monetar e zgjeroi këtë program të diskutueshëm me obligacionet spanjolle dhe italiane. Gjithsej ajo ka grumbulluar 211 miliardë euro të shteteve në krizë. Pritet që në shtator blerjet të rifillojnë, për t'ia hequr në rradhë të parë Spanjës dhe Italisë presionin e normës së interesit. "Në afat të gjatë volumet e kredive të ndihmës, të bonove të grumbulluara qeveritare po bëhen më të mëdha", thotë Hinze për DW. "Kjo rrit edhe koston direkte, në rast dështimi, që do të thotë në qoftë se shtetet falimentojnë." Dhe BQE mund t'i shmanget gjithnjë e më pak një tjetër financimi shtetëror.
Kredibilieti i autoritetit financiar të ruajtësve së valutës do të bjerë në atë masë, sa rritet varësia nga politika. Reputacioni i BQE, nga pikëpamja gjermane do të kishte pësuar gjithsesi dëmtim, mendon Hinze, "sepse klauzola no-bail-out është shkelur që nga viti 2010 dhe me këtë vihet në pikëpyetje objektivi i tij më i lartë, stabiliteti i parasë."