BP shtyn fillimin e testit në Gjirin e Meksikës
14 Korrik 2010Në përpjekjet e koncernit BP, për të vënë nën kontroll derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, nëpërmjet një gypi thithës kanë dalë probleme të paparashikuara.
Një provë dyditore me të cilën koncerni donte të testonte nëse mund ta ndalonte derdhjen e naftës disatonëshe në det të hapur, është shtyrë për më vonë. Prova pritej të fillonte ditën e martë.
Arsyeja e vonesës ka të bëjë me kërkesat e të ngarkuarit të qeverisë amerikane për luftimin e katrastrofës, Thad Allen. Thad Allen kishte kërkuar që të zhvilloheshin analiza paraprake.
Me gypin i cili do të futej të hënën në vrimën e shpimit, do të ndalohej derdhja e pakontrolluar e naftës në det, tani tre muaj pas përmbytjes së platformës "Deepwater Horizon". Por ekzistojnë dyshime nëse konstruksioni është në gjendje ta përballojë presionin e madh, që krijohet nga derdhja e naftës në thellësinë 1.500 metra.
dpa/ard