1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Bota sheh nga Gjermania

Në Spanjë bankat kërcënohen nga falimentimi, Greqia mbrohet nga diktati i kursimeve, Italia ka frikë se do të kthehet në viktimën tjetër të tregjeve financiare. Kurse Gjermania ndodhet aktualisht mes grindjeve partiake.

Gjendja është serioze. Aq serioze, saqë kancelarja gjermane Angela Merkel ka anuluar pjesëmarrjen e saj në takimin e Kombeve të Bashkuara për vazhdimësinë që mbahet në Rio. Ajo ka marrë vendimin që pas takimit të G-20 në Meksikë, të mos shkojë në Brazil dhe kjo nuk ishte shumë e lehtë, tha Merkel në Berlin. Por, "ekzistojnë sfida në fushën evropiane të cilat duhen përballuar". Një argument që tregon vetëm një pjesë të së vërtetës.

Ndërkohë që Evropa është në flakë, në Berlin qeveria dhe opozita diskutojnë nëse do të hyjë dhe kur do të hyjë në fuqi, si dhe me çfarë kushtesh do të hyjë në fuqi pakti fiskal evropian për vendosjen e disiplinës më të madhe buxhetore. Parlamenti gjerman, Bundestag, duhet të nxjerrë ligjin përkatës, por kjo duhet të ndodhë me dy të tretat e parlamentarëve. Meqenëse qeveria nuk e zotëron dy të tretat, atëherë i duhen vota nga radhët e opozitës. Por opozita kërkon shpërblim. Ajo që kërkon ndër të tjera ta detyrojë qeverinë që të luftojë për futjen e një takse financiare mbi bizneset e bursës si dhe një paketë ekologjike zhvillimi në nivel evropian.

Nuk duket të arrihet marrëveshje e shpejtë

Gjatë një takimi të mërkurën paradite (13.6.) në zyrën e kancelares, midis partive qeveritare kristiandemokrate, kristiansociale dhe demokratëve liberalë, CDU/CSU dhe FDP, nga njëra anë dhe socialdemokratëve dhe Të gjelbërve nga ana tjetër duhet të arrihet një zgjidhje. Por kjo do të jetë e vështirë "Dua të theksoj se nuk do të shkojmë në bisedimet me kancelaren," bëri dje të ditur kryetarja a fraksionit të të gjelbërve, Renate Künast. "Ne ndodhemi ende në fazën e bisedimeve."

Künast kërkon njëkohësisht nga qeveria federale që të mos bëjë "lojëra", por të bisedojë "seriozisht, sinqerisht dhe pa hile". Ditët e fundit kjo ka munguar. Një akuzë që vjen aktualisht nga të dy palët. "Duke patur parasysh situatën në tregjet e kapitalit, taktikat e vogla të opozitës janë të papërgjegjshme," shpjegon ministri federal i ekonomisë dhe kryetar i Partisë së demokratëve liberalë, Philipp Rösler. Pakti fiskal dhe ai për shpëtimin e euros duhen aprovuar në afatin e duhur.

PK Gabriel Steinbrück Steinmeier Berlin/ Der Bundesvorsitzende der SPD, Sigmar Gabriel (r.), spricht am Dienstag (15.05.12) in der Bundespressekonferenz in Berlin bei der Vorstellung des SPD-Positionspapiers Der Weg aus der Krise - Wachstum und Beschaeftigung in Europa neben dem ehemaligen Bundesfinanzminister Peer Steinbrueck (SPD). (zu dapd-Text)

Sigmar Gabriel dhe Peer Steinbrück

Pakt i kuq kundër Merkeli: Trojka socialdemokrate shkon në Paris

Qeveria federale kërkon të nxjerrë para verës paktin fiskal dhe zbatimin ligjor të paketës për shpëtimin e euros, së bashku në një paketë. Parimisht kjo është e mundshme, mendon kryetari i socialdemokratëve Frank-Walter Steinmeier. "Unë nuk kam ambicie që ta shtyjmë pas verës." Por ndërkohë që thotë kështu, shihet se sa shumë i shijon udhëheqësit të opozitës të lerë qeverinë varur.

SPD nuk do po ashtu që t`i thuhet më vonë se duke bërë prova muskujsh me qeverinë ka lënë pas dore detyrat evropiane. Direkt pas takimit në zyrën e kancelares ditën e mërkurë, Steinmeier, shefi i socialdemokratëve Sigmar Gabriel dhe ish-ministri i Financave Peer Steinbrück do të shkojnë në Paris, për të folur me presidentin francez, François Hollande.

Kjo shihet si "koalicion i njërëve të gatshëm" për të shkruar drejt taksës mbi transaksionet financiare, njoftoi Steinmeier. Kontaktet me partnerët evropianë nuk i duhen lënë qeverisë federale.