1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedë me kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci / Bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe maqedonasve në fshatin Reçicë e Vogël

7 Janar 2011
https://p.dw.com/p/QoiO

1. Me 20 shkurt të vitit 2008 serbë të revoltuar me aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës patën pushtuar me dhunë objektet e gjykatës së qarkut, asaj komunale dhe prokurorisë në Mitrovicë duke i djegur dhe dëmtuar rëndë ato. Që nga ajo kohë këto institucione të gjyqësisë kosovare janë pjesërisht funksionale dhe në to ndajnë drejtësinë vetëm gjyqtarë të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Këtë e rikonfirmon për rubrikën HAPAT kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zoti Enver Peci:

2. Bashkëpunimi dhe bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe maqedonasve në fshatin Reçicë e Vogël të komunës së Tetovës janë në një rrugë të mirë. Për herë të parë në 10 vitet e fundit janë përtërirë festimet e përbashkëta të Krishtlindjes ortodokse. Ndërkohë që para disa muajve është vendosur që të bëhet meremetimi i përbashkët i manastirit "Sveti Georgi", pas dëmtimeve që i janë shkaktuar në dhjetor të vitit 2001. Sveto Toevski / Bahri Cani.