1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Birmani : Ushtria e paaftë të menaxhojë krizën

Vilma Filaj Ballvora14 Maj 2008

Në zonën e katastrofës në Birmani një javë e gjysmë pas ciklonit të mbijetuarit vazhdojnë të jenë në pritje të ndihmave.

https://p.dw.com/p/DzZ3
Shtëpi e shkatërruar në Birmani
Shtëpi e shkatërruar në BirmaniFotografi: picture-alliance / dpa

Persona privatë nga Ranguni ndërkohë janë nisur për të ndihmuar njerëzit në nevojë me ujë të pijshëm dhe ushqime. Siç njoftojnë korrespondentët nga ushtria që pretendon ta menaxhojë e vetme krizën e rëndë nuk duket asnjë gjurmë ndonëse kanë kaluar 11 ditë prej fatkeqësisë natyrore. Junta ushtarake ende vazhdon të llogarisë me mëse 60.000 të vdekur.

Në deltën e lumit Irravadi forcat e ndihmës dhe ato të shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për depërtimin në zonat e prekura nga cikloni. Në qytetin port Laputa shërbimi humanitar i Maltezëve ka krijuar klinika ambulante. Por megjithatë nddihma është e kufizuar. Sepse junta ushtarake i pengon organizatat e huaja të ndihmës në punën e tyre. Në zonën e katastrofës lejohen vetëm ekipet vendase të shpëtimit. Marcus Prior nga programi i OKB-së për ushqimin thotë: "Organizatat e ndihmës llogarisin që janë vënë në veprim vetëm 10 përqind e personelit dhe materialit për ndihmat. Ne duhet të shpërndajmë çdo ditë rreth 375 ton ushqime në rajonet e prekura më shumë prej ciklonit, por arrijmë të realizojmë vetëm 20 përqind të këtyre nevojave."

Sipas orgaanizatës së OKB-së për ushqimin në deltën e lumit kanë nisur të shfaqen edhe simptomat e para të sëmundjeve. Veçanërisht të rezikuar janë fëmijët, thotë Richard Bridel, drejtori rajonal i organizatës së ndihmës për fëmijët UNICEF: "Ne jemi mjaft të shqetësuar, që po rritet në mënyrë dramatike rastet e sëmundjeve prej mungesës së ushqimit. Gjatë ditëve dhe javëve të ardhëshme ne duhet të hetojmë me saktësi situatën dhe të traajtojmë fëmijët e prekur. Nëse atyre nuk u jepet ndihmë rezikohen nga vdekja."