Berluskoni apo Veltroni ?
14 Prill 2008Italianë, kështu paralajmërimet e ministrit të brendshëm italian Giuliano Amato, llogarisni me një natë të gjatë zgjedhore. Saktësia është më e rëndësishme se koha, dhe kjo saktësi ka çmimin e vet: "Ka mundësi që rezultatet finale nga disa zyra votimesh, do të vijnë më vonë se të tjerat."
Duket sikur këtë rradhë procesi i numërimit të votave do të zgjasë disa kohë. Fundja kandidatët janë të dy figura të forta politike dhe nuk është e thënë se Berluskoni do t´i fitojë zgjedhjet, ndoënse në fillim të tyre multimiliarderi Berluskoni kishte 10% më shumë vota se kontrahenti i tij Veltroni.
Por tani Berluskoni po reagon nervoz. Ai filloi një zënkë të kotë punlike për disa fletëvotimi dhe kritikoi yllin e futbollit Totti për mbështetjen që i jep Veltronit.
Italianët kanë kohë deri sot në orën 15, që të japin votat e tyre. Menjëherë pas mbylljes së zyrave zgjedhore, kanali televiziv shtetëror RAI do të publikojë prognozat e para. Deri të dielën në mbrëmje votuan mbi 62% e italianëve me të drejtë vote.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë rradhë italianët duhet të dorëzojnë celularët përpara se të votojnë. Kështu do të evitohet mundësia e fotografimit të fletëve të votimit, shpjegon drejtoresha e një qendre votimi: "Ne mund t´u lutemi njerëzve që të dorëzojnë celularët përpara se të votojnë, por nuk mund t´i kontrollojmë. Në rast dyshimi duhet të marrim policinë në ndihmë. Ne mbledhim celularët dhe sende të tjera me të cilat mund të fotografohet dhe pasi kanë votuar, ua kthejmë mbrapsht."