1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Inagurohet Instituti Europian i Artit dhe Kulturës Rome

8 Qershor 2017

Në mjediset e Ministrisë së Jashtme në Berlin u zhvillua të enjten (08.06) ceremonia e inagurimit të Institutit Europian për Artin dhe Kulturën Rome (ERIAC -European Roma Institute for Arts and Culture).

https://p.dw.com/p/2eM7p
Berlin Eröffnung Europäische Roma Institut für Kunst und Kultur
Fotografi: Getty Images/S. Gallup

Ky institucion, që nis nga puna në shtator, është bashkëthemeluar nga Aleanca për Institutin e Artit dhe Kulturës Rome, Këshilli i Europës dhe Fondacioni Open Society. Qëllimi i këtij institucioni është të promovojë vlerat historike të komunitetit rom si komuniteti më i madh etnik në Europë dhe të nxisë shkëmbimet mes artistëve romë si dhe aktivitetet e tyre në mbarë kontinentin.

Në ceremoninë e organizuar në Berlin merrnin pjesë ndër të tjerë sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland, Zeljko Jovanovic, kryetar i bordit drejtues të Institutit Europian për Artin dhe Kulturën Rome, kryetari i Fondacionit Shoqëria e Hapur, Geroge Soros.

Berlin Eröffnung Europäische Roma Institut für Kunst und Kultur
Fotografi: Getty Images/S. Gallup

Ministri i shtetit pranë Ministrisë së Jashtme gjermane për Europën, Michael Roth në fjalën e tij të përshëndetjes theksoi, se është i entuziazmuar, që ERIAC ka një qasje të emancipuar, ky nuk është një projekt që i është dhuruar komuniteti rom, por është një projekt i vet këtij komuniteti. E është piëkrisht ky thelbi, ku mbështeten shoqëritë tona liberale dhe demokratike. Jam i sigurt, nënvizoi Roth, se të jgithë ata që punojnë në projektet e ERIAC, do të jenë ambasadorë krenarë të këtij parimi. Ministri i shtetit Roth e konsideron ERIAC, siç u shpreh, si një kontribut për Europën, që sot duhet mbrojtur prej valës në rritje të populizmit dhe rinacionalizmit.

Berlin Eröffnung Europäische Roma Institut für Kunst und Kultur
George SorosFotografi: Getty Images/S. Gallup

Në konferencën e shtypit u tematizua edhe çështja e sulmeve ndaj Georg Sorosit në disa vende të Europës Juglindore prej politkanëve populistë. Ndër kundërshtarët më të fortë të tij është qeveria konservatore e Hungarisë.  pyetur nga DW, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij në disa vende të Europës Juglindore, Geroge Soros, 82 vjeçari miliarder hungarezo-amerikan nënvizoi, se admiruesit e tij, e vlerësojnë atë për mbështetjen e madhe që ka dhënë në shumë drejtime për shoqërinë e hapur dhe liberale dhe se politikanët autoritarë duan ta kthejnë atë në një kokë turku. Soros theksoi, se ai ideologjikisht është kundër atyre që kanë nisur luftën ndaj tij dhe se ai u përmbahet parimeve të tij, do të vazhdojë t'i mbrojë ato dhe është i bindur për suskesin e tyre.