1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ilir Meta zhvillon takime të rëndësishme në Berlin

dpa/Mimoza Kelmendi3 Dhjetor 2013

Ilir Meta ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera me politikanë gjermanë në kuadër të marrëdhënieve mjaft të ngushta mes dy vendeve.

https://p.dw.com/p/1AS0j
Ilir Meta dhe Roderich KiesewetterFotografi: Ralf Gjoni

Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit sot (03.12) nga zv/Presidenti i Bundestagut Johannes Singhammer, njëkohësisht përfaqësues i partisë Kristian Sociale, CSU nga Landi i Bavarisë. Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe për vëmendjen që Bundestagu i kushton progresit të Shqipërisë dhe rajonit. Në këtë drejtim Meta shprehu vullnetin për t’i forcuar me tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mes dy parlamenteve, me qëllim përshpejtimin e axhendës evropiane të Ballkanit Perëndimor. "Ne e vlerësojmë mbështetjen e Gjermanisë në përmbushjen e aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian"- u shpreh Meta.

Singhammer dhe Meta ndanë bindjen se e ardhmja e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim, Meta theksoi se diplomacia parlamentare merr një rëndësi të veçantë si në rritjen e bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në thellimin e proceseve integruese të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Nga ana e tij, Singhammer bëri një vlerësim të veçantë për politiken rajonale të Shqipërisë, duke vlerësuar kontributin e veçantë të Tiranës në forcimin e stabilitetit të rajonit.

Gjatë vizitës së tij në Berlin, Kryetari i Kuvendit Meta zhvilloi një takim me deputetin kristiandemokrat, njëkohësisht njohës i Shqipëris, Roderich Kieseëetter me te cilin biseduan mbi ecurine e reformave në Shqipëri dhe mbi avancimin e procesit të integrimit evropian te vendit dhe rajonit. Meta shprehu mirënjohjen për vemendjen e veçantë që deputetët gjermanë dhe veçanërisht partia kristiandemokrate, CDU i kushton Shqipërisë dhe rajonit te Ballkanit Perendimor. Meta theksoi se mbështetja e Gjermanisë është kyçe për avancimin e të gjithë vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Kieseëetter vlerësoi rekomandimin pozitiv te Komisionit Evropian ne mbeshtetje te statusit te vendit kandidat per Shqiperine duke evidentuar njekohesisht progresin e bere nga Shqiperia ne drejtim te permbushjes se prioriteteve. Kieseëetter u shpreh se Gjermania e vlerëson dhe inkurajon politikën e jashtme të Shqipërisë në rajon, dhe se edhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor e njohin efektin stabilizues të Tiranes në rajon.Nga ana e tij Meta theksoi: "Të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor kanë vetem një projekt të përbashkët, atë të anëtarësimit në BE. Në këtë drejtim, miratimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë do të ishte një shtysë pozitive për perspektiven evropiane të të gjithe rajonit".

Ilir Meta und Norbert Lammert ACHTUNG SCHLECHTE QUALITÄT
Ilir Meta dhe Norbert LammertFotografi: Deutscher Bundestag/Achim Melde

I ftuar nga presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u takua të hënën (02.12) me Presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert. Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Presidenti i Bundestagut Lammert duke vlerësuar mbarëvajtjen demokratike te zgjedhjeve të pergjithshme të23 qershorit, shprehu bindjen se Shqipëria e ka vendin në Evropë dhe për këtë nevojitet një perspektivë e qartë për vendin. Kryetari i Kuvendit Meta shprehu kënaqesinë për vizitën në Berlin, duke vënë në dukje rendesine e madhe qe Gjermania perfaqeson per Shqiperine dhe shqiptaret