1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beogradi mbi ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE- në & Marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me targat për makinat e serbëve

27 Janar 2011
https://p.dw.com/p/Qvty

1. Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit prej Parlamentit Evropian është pritur në Serbi me rezerva. Përderisa politikanët e partive qeveritare flasin me superlativa, analistët pohojnë se Beogradi duhet të kuptojë seriozisht detyrimet e veta. Një informacion i Ivica Petroviq u pergatit per transmetim nga Bahri Cani.

2. Pas urdhërit të Minitrisë së Brendshme të Kosovës për konfisikimin e targave të lëshuara nga Serbia me inicialet e shtatë rajoneve të Kosovës sipas medieve kosovare është arritur një marrëveshje midis Serbisë, institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë së Kosovës. Në të ardhmen, sipas marrëveshjes, qeveria e Serbisë nuk do të lëshojë më targa të veçanta për makinat e serbëve-kosovarë, e as policia e Kosovës nuk do të konfiskojë targat e reja, që janë lëshuar në veri të Mitrovicës dhe tërë Kosovën. Por këshilltari politik i ministrit të Brendshëm kosovar, Fisnik Rexhepi thotë për DW-në se autoritetet kosovare në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë qarkullimin e këtyre targave në territorin e Republikës së Kosovës. Esat Ahmeti bisedoi me të.

Redaktoi: Mimoza Cika-kelmendi