Beograd: Arrestime për demonstratën për Kosovën
11 Prill 2012Më shumë se katër vjet pas atentateve ndaj ambasadave perëndimore në Beograd, autoritetet në Serbi kanë urdhëruar arrestimin e 14 personave të dyshuar. Këtë e konfirmoi prokuroria e Beogradit. Sulmi i huliganëve kundër ambasadave pasoi një demonstratë për Kosovën, të organizuar pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë nga Vojisllav Koshtunica. Në demonstratën e 21 janarit 2008 humbi jetën një serb 20 vjeçar.
Deri tani ka pasur vetëm një proces penal kundër një të dyshuari si doras, i cili megjithatë e kundërshton pjesëmarrjen e tij. Ai ka pranuar vetëm se ka larguar nga godina në flakë e Ambasadës së SHBA në Beograd flamurin amerikan dhe e ka zëvendësuar atë me një flamur serb. Mediet e Beogradit spekulluan njësoj si diplomatët perëndimorë se sulmet kundër ambasadave perëndimore i ka drejtuar shërbimi i fshehtë serb.
Autor: dpa/ Auron Dodi
Redaktoi: Esat Ahmeti