1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Benazir Bhutto përgatit protestë kundër qeverisë pakistaneze

10 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C9z4

Sipas prokurorit të përgjithshëm të Pakistanit, gjendja e jashtëzakonshme mund të hiqet brënda një muaji.Malik Mohammed Qayyum tha se situata në vend po përmirësohet.
Liderja e opozitës pakistaneze,Benazir Bhuto, po organizon një tjetër manifestim proteste që do të mbahet javën e ardhëshme.Lajmi u bë i ditur nga burime të afërta me Bhuton.
Bhuto, së cilës iu hoq arresti shtëpiak , ka vendosur që të martën të bashkohet me grupin e mjeteve që do të marshojnë nga Lahore drejt kryeqytetit.
Të premten, forcat e sigurisë e vendosën udhëheqësen pakistaneze te opozitës,Benazir Bhutto, nën arrest shtëpiak. Shtëpia e saj në Islamabad u rrethua nga policia,Bhuton e penguan të largohet nga shtëpia.