1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Belgët demonstruan për një qeveri të re

Angelina Verbica24 Janar 2011

Dhjetëra mijëra vetë demonstruan të dielën në Belgjikë për formimin e shpejtë të një qeverie të re. Ata kërkuan një "dialog të hapur dhe të ndershëm midis partive hollandishtfolëse dhe atyre frëngjishtfolëse".

https://p.dw.com/p/102IA
Fotografi: dpa

Pesë belgë të rinj kishin bërë thirrje për këtë demonstratë të madhe kundër krizës së rëndë politike, e cila e paralizon vendin që prej shtatë muajsh. Thirrja në internet për aksionin e protestës mbante sipër fjalën "turp". Më tej thuhej: "Në u dërgojmë udhëheqësve politikë mesazhin e qartë se duam një qeveri."

Mosdakordim për reformën shtetërore

Brüssel Demonstration
Sipas të dhënave të policisë 30.000 vetë dolën në rrugëFotografi: AP

Në prill të vitit të kaluar koalicioni qeveritar nën Yves Leterme u shpërbë. Që atëherë ai i kryen detyrat i ngarkuar si komisar. Zgjedhjet e reja më 13 qershor nuk i sollën Belgjikës stabilitet politik. Disa përpjekje për të rënë dakord për reformën shtetërore dështuan në mosmarrëveshjen midis flamandëve dhe belgëve frëngjishtfolës. Një dakordim i tillë konsiderohet si parakusht për formimin me sukses të qeverisë. Me reformën kushtetuese gjashtë milionë flamandëve dhe 4,5 milionë valonëve u jepet më tepër autonomi. Vëzhguesit druhen tani për shpërbërjen e vendit.

Mollë sherri financat

Belgien Brüssel Demonstration
Belgët duan një qeveri të reFotografi: AP

Zgjedhjet te flamandët i fitoi Aleanca e Re Flamande (NVA), e cila angazhohet në plan afatgjatë për një pavarësi të flamandëve, duke shënuar kështu fundin e Belgjikës së sotme. Kryetarin e NVA, Bart de Wever, e akuzojnë që nuk öshtö fare i interesuar për formimin e një qeverie. Në negociatat për një reformë shtetërore të drejtat e frankofonëve si minoritet janë një temë e madhe. Veç kësaj bëhet fjalë për spostimin e kompetencave te shtetet e veçanta. Një mollë e madhe sherri janë financat: një pjesë e flamandëve më të pasur thonë të revoltuar se ata detyrohen t'i "ushqejnë" frankofonët.

Sukses, apo zgjedhje të reja?

Krahas flamandëve dhe frankofonëve Belgjika ka edhe një minoritet gjermanofon. Kryeministri i rreth 74 mijë gjermanishtfolësve, Karl Heinz Lambertz, beson se belgët ndodhen para orës të së vërtetës. Ai shpreson për sukses në negociata. Të dielën Belgjika përjetoi ditën e saj të 224 pa qeveri të vërtetë.

Autor: Ursula Kissel(dpa, dapd, afp)/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica