1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

070710 EU Banken

8 Korrik 2010

Në Bashkimin Evropian pagesat shtesë për bankierët do të kufizohen. Parlamenti Evropian miratoi një ligj evropian përkatës.

https://p.dw.com/p/ODlg
BE forcon mbikqyrjen bankare - jo më shpërblime pa kufi për bankierët spekulantë.
BE forcon mbikqyrjen bankare - jo më shpërblime pa kufi për bankierët spekulantë.Fotografi: picture-alliance/ dpa/ DW-Fotomontage

Bashkimi Evropian i jep fund lajthitjes me pagesa shtesë në sektorin bankar. Pagesat e jashtëzakonshme, të tepruara, në vlerë milionash për menaxherët e bankave konsiderohen si një nga arsyet e krizës financiare. Austriaku Othmar Karas mori pjesë për konservatorët në hartimin e ligjit në Parlamentin Evropian.

„Fakt është që në pagesat e deritanishme shtesë merreshin për bazë në shumë raste llogaritje mjaft afatshkurtra dhe kësisoj shpërblehej rreziku. Pikërisht këtë kemi kufizuar.“

Bashkimi Evropian vendos tani shtysa të tjera. Nga 2011-a përcaktues për shpërblimet do të jetë suksesi afatgjatë i sipërmarrjes. Në hollësi do të jetë kështu:

„Ne duam që pagesat shtesë të mos e kalojnë pagën vjetore. Ne duam që vetëm një pjesë e tyre të paguhet në para të thata menjëherë, këto janë 30 për qind.“

Edhe për pjesën tjetër vlejnë rregulla të rrepta. Pagesa mund të bëhet vetëm pas tre deri pesë vjetësh. Ose ajo duhet të kryhet në formë opsionesh aksionesh ose produktesh financiare të ngjashme, vlera e të cilave varet nga suksesi i institutit financiar. Një e treta e pagesave shtesë mund të paguhet vetëm me kusht. Kjo do të thotë që mund të kërkohet menjëherë kthimi i parave në qoftë se banka has vështirësi. Në këtë mënyrë synohet të shmanget që të vijë përsëri në ndihmë taksapaguesi. Në të ardhmen përjashtohet edhe mundësia që menaxherë drejtues të shkojnë në shtëpi me shpërblime dhe pensione të majme kur largohen nga detyra, kjo edhe në rastet kur kanë qenë ata shkaktarët e rrënimit. Pagesa e vërtetë kushtëzohet nga gjendja e fitimit e bankës.

„Kësisoj asnjë menaxher nuk do të ketë interes të rrisë rrezikun ose të fillojë të spekulojë. Sepse nëse me këtë rrezikon  sipërmarrjen ai humbet një pjesë të madhe të pagesave të tij shtesë. Kështu kemi dhënë një përgjigje shumë të qartë ndaj zhvillimeve negative të viteve të fundit.“

Bashkimi Evropian arrin këtu të prijë me shembull të mirë.

„Ky është vërtet rregullimi më i mirë në botë dhe që shkon më larg në pagesat e menaxherëve.“

Thotë Sven Giegold, eksperti i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian për tregjet financiare.

Autor: Martin Bohne / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani