1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE - Partneritet me republikat ish-sovjetike

Vendet pas kufirit lindor të BE janë për Gjermaninë më afër se Mesdheu. Prandaj ajo është dhe forca shtytëse e "Partneritetit Lindor" të BE me Ukrainën, Gjeorgjinë, Bjellorusinë, Armeninë, Azerbaixhanin dhe Moldavinë.

Harta e Evropës, shtetet lindore

Megjithë shpresat e disa prej kryetarëve të shteteve dhe të qeverive lindore "Partneriteti Lindor" nuk do të jetë në asnjë mënyrë një parashkallë për një anëtarësim të mëvonshëm në BE.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, nxiti Bashkimin Mesdhetar me fqinjët jugorë të BE-së. Shumë politikanë të BE-së thanë se Bashkimi Evropian duhet të lidhë marrëdhënie më të ngushta edhe me fqinjët lindorë. Në mënyrë karakteristike, në takimin e nivelit të lartë të Partneritetit Lindor mungonin Sarkozia, njësoj si kryetarët e qeverive të Britanisë së Madhe, të Italisë dhe të Spanjës. Prej pesë vendeve më të rëndësishme të BE-së, në nivel kryetari qeverie u paraqit vetëm Gjermania.

Kancelarja Merkel promotore e bashkëpunimit me fqinjët lindorë të Gjermanisë

Kancelarja Angela Merkel: "Unë besoj se si bashkëpunojmë me zonën e Mesdheut, ashtu është e nevojshme ta zhvillojmë bashkëpunimin edhe në drejtim të Lindjes. Gjermania sidoqoftë erdhi këtu me dëshirë dhe me bindje."

BE-ja dëshiron t'i stabilizojë ekonomikisht dhe politikisht gjashtë ish-republikat sovjetike dhe u premton atyre konkretisht lehtësi tregtare dhe udhëtimi. Për veten e tij BE pret jo së fundi një furnizim më të mirë me energji, për t'u bërë më i pavarur nga Rusia.


Komisarja për Punët e Jashtme të BE, Benita Ferrero- Waldner: "Ky partneritet lindor është si të thuash një mundësi shtesë, për të bashkëpunuar më ngushtë me gjashtë vendet në Lindje. Natyrisht që kjo nuk është e lehtë, natyrisht që ky është një ndryshim shoqëror, i cili ka nevojë për kohë, por besoj se është e rëndësishme që të nisim me të."

Dyshimet e Moskës

Moska e vështron themelimin e Partneritetit Lindor me dyshim të madh. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, e karakterizoi atë si përpjekje të BE-së, për të zgjeruar sferën e influencës në Lindje, gjë të cilën BE-ja e kundërshton.

Partneritet me kufizime

Por sa i diskutueshëm është partneriteti me Lindjen edhe në kuadër të BE-së, këtë e tregon që trajtimi i presidentit autoritar bjellorus, Aleksander Lukashenko. Presidenca e radhës e BE-së, Çekia, e ftoi atë, por njëkohësisht u kujdes në një "gentleman's agreement" që ai të mos vinte në takim. Askush në BE nuk ka dëshirë ta nxjerrin në fotografi duke shtrënguar përzemërsisht duart me Lukashenkon. Para hyrjes së sallës së takimit, demonstrues mbanin banderola me shkrimin "Liri për të burgosurit politikë në Bjellorusi".


Kryeministri suedez, Fredrik Rainfelt (Reinfeldt), njëri prej baballarëve të partneritetit me Lindjen, shpreson një ndryshim gradual: "Këtu kemi të bëjmë me një familje vlerash. Ne do të iniciojmë një proces, i cili ta ketë bazën në reforma, dhe ne kemi besim në ekonominë e tregut, kemi besim në të drejtat e njeriut dhe te shteti juridik, dhe shpresojmë që kjo iniciativë ta bëjë Bjellorusinë dhe vende të tjera të ecin në këtë drejtim."


Gjithësesi shprehimisht Partneriteti Lindor nuk do të jetë në asnjë mënyrë një parashkallë për një anëtarësim të mëvonshëm në BE. Por pikërisht kjo ishte shpresa e disa prej kryetarëve të shteteve dhe të qeverive që shkuan në takim.

Autor: Christoph Hasselbach
Redaktoi: Pandeli Pani


  • Data 08.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HltN
  • Data 08.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HltN