1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE: Paralajmërimi i fundit për Poloninë

Nëse Polonia nuk i prapëson planet për reformën në gjyqësor, Komisioni Evropian është gati për duel politik.

Zëvendëspresidneti i Komisionit të BE-së, Frans Timmermans, nuk e "lëshoi bombën atomike politike" por po e mban ende të mbyllur në dollap. Në zhargonin e Brukselit me "bombë atomike politike" nënkuptohen sanksionet më të rënda ndaj një vendi anëtar. Fjala është për heqjen e së drejtës së votës në Këshillin Evropian. Kjo parashikohet në nenin 7 të Marrëveshjes së Amsterdamit. Kjo masë ndaj vendeve që devijojnë nga rruga demokratike u përfshi në këtë marrëveshje në vitin 1999, me rastin e zgjerimit të BE-së drejt lindjes. Deri tani kjo masë nuk është zbatuar ndaj asnjë vendi.

"Ndërkohë, në Poloni është bërë diçka" tha zyrtari i lartë të BE-së. Timmermans e kishte fjalën për vendimin e Presidentit të Polonisë Andrzej Duda për t'i ndalur me veton e tij dy nga katër ligjet për reformën gjyqësore në Poloni për të cilat ka mosmarrëveshje të forta.

Belgien Brüssel Frans Timmermans (Getty Images/AFP/T. Charlier)

Frans Timmermans

Njëri nga ligjet e bllokuar është ai për riformimin e Gjykatës së Lartë. Komisioneri holandez Frans Timmermans e kishte sidomos këtë ligj halë në sy, dhe kishte deklaruar se nëse ky ligj do të hyjë në fuqi dhe do të çojë në shkarkimin e shefit të drejtësisë, ai nuk do të ngurrojë të përdorë në "çdo kohë" nenin 7 dhe të ndezë "bombën atomike".

Proces i vështirë dhe kompleks

Çështja nëse sanksionet me të cilat kërcënohet Polonia do të zbatohen, është ende krejt e hapur dhe procesi për heqjen e së drejtës së votës në Këshillin Evropian një vendi anëtar kalon në dy faza. Së pari këtë duhet ta miratojë Parlamenti Evropian, më pas Këshilli Evropian. Në parlament duhet që një e pesta e shteteve anëtare të konstatojnë në marrëveshje me Parlamentin Evropian nëse Polonia është vërtet në rrezik që të dalë nga rruga e sundimit të ligjit dhe të demokracisë. Kurse në këshill nevojitet vendim unanim dhe presidenti i Hungarisë Viktor Orban ka deklaruar se do të votojë kundër, sepse e konsideron qeverinë polake si mike politike.

Zëvendëspresidneti i Komisionit të BE-së, Frans Timmermans, i ka dhënë për këtë Polonisë edhe një muaj kohë që të reflektojë. Në rast se pas pushimeve të verës nuk do të vihet re ndonjë ndryshim nga ana e Polonisë, Këshilli i Ministrave do të merret sërish me Poloninë.

Përveç heqjes së të drejtës së votës në Këshillin Evropian një mundësi tjetër është që Varshavës t'i shkurtohen paratë që merr nga Brukseli.

Meqenëse nenin 7 i Marrëveshjes së Amsterdamit, pra heqja e së drejtës së votës në Këshillin Evropian, nuk është zbatuar asnjëherë deri tani, në Bruksel - sikurse edhe në rastin e Brexitit (neni 50) nuk e di askush se si do të zhvillohet një procedurë e tillë dhe se sa kohë mund të zgjasë ajo.