1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: Nota të dobta për Maqedoninë dhe Turqinë

Bernd Riegert31 Tetor 2007

Për shkak të dialogut të pamjaftueshëm politik mes shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare, komisioni i BE-së mendon se bisedimet për anëtarësim mund të fillojnë nga viti 2009.

https://p.dw.com/p/BzZ2
Kolazh Evropë-Maqedoni
Kolazh Evropë-Maqedoni

Zëvendëskryeministrja maqedonase, Gabriela Konevska-Trajkovska, përgjegjëse për integrimin evropian deklaroi para pak kohësh se vendi i saj mund të fillojë të negociojë me BE për anëtarësim në vitin 2008.

Në raportin për përparimin e vendit në këtë drejtim thuhet se pas kritikave të korrikut të Komisionit të BE-së në lidhje me të drejtat e minoritetit shqiptar, në këtë drejtim është bërë mjaft.

Reforma në drejtësi mbetet e bllokuar

Problematike sipas këtij raporti është fakti se një sërë ligjesh si dhe në mënyrë të veçantë reforma në fushën e drejtësisë janë penguar prej mosmarrëveshjeve në politikën e brendshme. Po ashtu korrupsioni vazhdon të jetë mjaft i përhapur dhe një problem serioz për vendin. Pas ndryshimit të qeverive në vitin 2006 në Maqedoni është tejkaluar masa e pushimeve nga puna të punonjësve civilë, të cilët nuk konsideroheshin si të përshtatshëm prej partive të reja në pushtet. Po ashtu në dokumentat e Komisionit të BE-së shkruhet se përpara se të fillojnë bisedimet për anëtarësim duhet të luftohet më mirë kriminaliteti i organizuar në vend.

Duhet zgjidhur çështja e emrit

Në dokumentin në fjalë kërkohet edhe zgjidhja e çështjes së emrit dhe e mosmarrëveshjeve me Greqinë në këtë drejtim. Përveç emrit të Maqedonisë, zytarisht FYROM, Greqia e konsideron si provokim faktin që aeroporti i Shkopit quhet "Aleksandri i Madh", sepse të dyja shtetet pretendojnë se strategu luftarak i vdekur para 2330 vjetësh ishte nga vendi i tyre. Mosmarrëveshjet për emrin mund ta vonojnë edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Kritika për Turqinë

Në raportin e Komisionit të BE-së kritikohet edhe Turqia. Sipas këtij raporti gjatë këtij viti në Turqi vihet re një përngadalësim i reformave të domosdoshme. Pas kapërcimit të krizës parlamentare BE-ja kërkon prej qeverisë së re që ta vendosë anëtarësimin në BE në radhën e prioriteteve të veta dhe të vazhdojë procesin e reformave.

Sipas vlerësimeve të Brukselit roli politik i krerëve ushtarë në Turqi vazhdon të jetë shumë i madh, megjithatë sipas një diplomati të BE-së "më mirë është të mos kemi puç, sesa reforma më të ngadalshme."

Momisari i zgjerimit Olli Rehn i kërkoi Turqisë që pas dy vjetësh heshtjeje të vërë në jetë protokollin e Ankarsë dhe t'u lejojë anijeve dhe avionëve qiprotë që të akorojnë apo të aterojnë në portet dhe aeroportet e Turqisë. Po ashtu nga Turqia kërkohet të arrijë një marrëveshje me Armeninë në lidhje me gjenocidin ndaj armenëve gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.

Duke dënuar aktete terroriste të PKK-së ndaj qytetarëve turq Komisioni i BE-së i kërkon qeverisë turke të gjejë me Irakun një zgjidhje të përbashkët në luftë kundër terroistëve kurdë.