BE negocion me Serbinë për pranimin - Shqipëria duhet të presë
17 Dhjetor 2013Ministrat për Evropën e 28 qeverive të BE-së e refuzuan në Bruksel një herë për një herë dëshirën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Për këtë do të vendoset në samitin e BE-së në qershor të vitit të ardhshëm. Komisioneri Stefan Fyle tha: "Unë kam shumë besim se ne jemi në rrugën e duhur për takimin në qershor."
Shtyrja e vendimit për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë është "vetëm një çështje kohe," tha ministri i Jashtëm lituanez dhe presidenti i radhës i Këshillit të BE-së Linas Linkevicius. Të gjithë shtetet anëtare të BE-së i kanë përshëndetur përpjekjet e Shqipërisë për reforma, për pajtimin e brendshëm politik dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Gjithashtu të rëndësishme janë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
"Ne mendojmë se (në Shqipëri) ka pasur shumë përparime, por besojmë se kemi nevojë për një bilanc disi më të gjatë suksesesh para se të mund të miratojmë statusin e kandidatit," - u shpreh para fillimit të këshillimeve ministri danez për Çështjet evropiane Nick Haekkerup.
Presidenti i Këshillit Linkevicius theksoi se në çështjet e zgjerimit në BE-së janë të mundshme vetëm vendime unanime. "Kjo kërkon kohë dhe durim. Ne nuk jemi ende në gjendje të vendosim - por kjo nuk e minon sipas mendimit tim besueshmërinë e procesit të zgjerimit." - tha ministri i Jashtëm lituanez Linkevicius.
Po fillimit të negociatave me Serbinë
Bashkimi Evropian do të fillojë në janar negociatat me Serbinë për pranimin në BE-ja. Stefan Fyle tha se ky është "një hap i rëndësishëm për Serbinë." Negociatat do të fillojnë më 21 janarit Fyla tha se nuk do të spekulojë në lidhje me kohëzgjatjen. BE-ja supozon se qeveria e Serbisë do të vazhdojë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por kjo nuk duhet të thotë vonesa në negociata. Në fund të bisedimeve për anëtarësim është e domosdoshme një "marrëveshje me veprim detyrues në mes të Serbisë dhe Kosovës", tha ministri i Jashtëm lituanez dhe presidenti i radhës i Këshillit të BE-së Linas Linkevicius.
Komisioneri për zgjerimin e BE-së Stefan Fyle u shpreh "i shqetësuar" për ngecjen në vend të përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit midis Greqisë dhe ish-republikës jugosllave të Maqedonisë.