1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE mbështet financiarisht Shqipërine në projekte të strategjisë kombëtare për integrim

Ani Ruci / Tiranë23 Janar 2008

Vullnet politik dhe fonde financiare. Ky është binomi me të cilin që edhe qeveria e Tiranës po përpiqet të shënojë progres në udhëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

https://p.dw.com/p/CwNh
TiranaFotografi: DW

Në këtë rrugë përpjekjesh, të përcaktuar si të gjatë nga krerë të Bashkimi Evropian, Shqipëria nuk është e vetme. BE vazhdimisht ka aplikuar instrumenta politikë dhe financiarë për ta mbështetur klasën politike të Tiranës dhe aktorë të tjerë lokalë, në përmbushjen e angazhimeve të tyre integruese. Nje prej tyre është edhe Instrumenti i Ndihmes së Para Antarësimit, (IPA) për programet kombëtare të zhvillimit. Shqipëria është futur në grupin e vendeve kandidate potenciale te anëtarësimit, që prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Kjo marrveshje pritet të hyjë në fuqi aty ng fundi i këtij viti, kur të përfundojë ratifikimin e saj prej gjithë parlamenteve të vendeve anëtare të BE.

Prioritete të strategjisë për zhvillim

Marrëveshja e saponënshkruar në Tiranë mes qeverisë së Tiranës dhe Komisionit Europian do të financojë disa projekte që përbëjnë prioritete të strategjisë së Tiranës për zhvillim. Ato shtrihen në sistemin e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve të Shqipërisë, të pëermirësimit të sistemit të burgjeve, mbështetje për kualifikimin e policisë së shtetit, të ndërrmarjeve të vogla dhe te mesme dhe të sistemit të tatimeve. Në objektin e mbështetjes financiare prej 49,3 milionë euro futet edhe përafrimi i statistikave shqiptare me standarded e Bashkimit Evropian dhe forcimin i
kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për të menaxhuar ndihmën financiare të Bashkimit Evropian në mënyrë të decentralizuar.

Besim tek autoritetet lolake

Mbështetja financiare përmes instrumentit të paraantarësimit menaxhohet tërësisht nga auroritetet lokale, fakt që dëshmon për besimin e Brukselit në
aftësitë menaxhuese dhe përgjegjësinë e tyre për përdorimin me efikasitet te 49, 3 milion eurove. Për qeverinë e Tiranës marrveshja u nënshkrua nga Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu dhe nga ambasadori i delegacionit të Komisionit Europian, Helmuth Lohan.