1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja thellësisht e shqetësuar në lidhje me Egjiptin

Christoph Hasselbach17 Gusht 2013

BE-ja vazhdon të ngulë këmbë tek rruga e bisedimeve. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka kërkuar një takim krize të evropianëve për Egjipin.

https://p.dw.com/p/19REo
Fotografi: Mahmoud Khaled/AFP/Getty Images

BE-ja po reagon gjithnjë e më shumë e pafuqishme dhe e dëshpëruar për ngjarjet në Egjipt. Të mërkurën (14.08.13) Catherine Ashton, shefe e politikës së jashtme të BE-së reagoi disa herë me formulime shumë të ashpra ndaj dhunës atje. Herën e fundit ajo u bëri thirrje forcave të sigurisë që të "ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale," qeveria kalimtare duhet t'i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme "sa më shpejt të jetë e mundur".

Ashton u kishte kërkuar më parë edhe protestuesve që të "shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe provokimet" dhe dënoi sulmet ndaj kishave të minoritetit kopt - një kritikë e drejtuar në mënyrë të qartë kundër Vëllazërisë Myslimane. Por objektivi kryesor i akuzave të saj ishin qeveria dhe forcat e sigurimit. Ashton tha se Egjipti ndodhet para një "të ardhmeje të pasigurt", nëse konfrontimet do të vazhdojnë. Por Egjipti ende mund të ketë një të ardhme tjetër, "në qoftë se të gjitha palët bashkohen në një proces politik që përmes zgjedhjeve rivendos struktura demokratike dhe lejon pjesëmarrjen paqësore të të gjitha forcave politike."

Adli Mansour Catherine Ashton Kairo Ägypten
Catherine Ashton në KairoFotografi: picture-alliance/dpa

Mision i dështuar i BE-së për ndërmjetësim

Por zyrtarët e BE-së janë bërë tani spektatorë të thjeshtë. Bernardino Leon, i dërguari i posaçëm i BE për Lindjen e Mesme, përpiqet që zyrtarisht të vazhdojë të ndërmjetësojë. Por përpjekja e tij e fundit, të cilën ai e kishte filluar me diplomatin amerikan William Burns dështoi. Leon tha se Vëllazëria Myslimane e kishte miratuar planin, kurse ushtarakët që kishin dhënë vetëm disa orë më vonë komandën për sulm, jo. Edhe Leon ia ngarkon në këtë mënyrë përgjegjësinë për dhunën, sidomos qeverisë kalimtare dhe ushtrisë.

Ägypten Vermittler William Burns und Bernardino Leon
Bernardino Leon dhe William BurnsFotografi: picture alliance / landov

Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Evropian, flet në një reagim zyrtar, për përgjegjësinë e autoriteteve "për të siguruar që të gjithë egjiptianët, pavarësisht bindjes së tyre politike, të mund të demonstrojë në mënyrë paqësore. "Detyrë e qeverisë është të gjetjë një zgjidhje paqësore të krizës së tanishme."

Jo vullnet për të folur

Edhe pse duket se BE është në anën e Vëllazërisë Myslimane dhe Ashton ka kërkuar vërtet disa herë lirimin e presidentit Mohammed Mursi, gjendja duket më e komplikuar, për shkak se BE-ja i ka ndjekur me dyshim të madh përpjekjet e një pjese të Vëllazërisë Myslimane për islamizimin e Egjiptit.

Eurodeputeti Elmar Brok (CDU) tha për Deutsche Wellen që e mira është të mbështetemi tek ajo pjesë e madhe e popullsisë që është për një shtet laik dhe që BE-ja duhet që ta bindë ushtrinë në Egjip që jo vetëm të respektojë rregullat demokratike por edhe të gjejë një modus vivendi bashkësinë myslimane.

EU-Ukraine Gipfel in Brüssel
Elmar BrokFotografi: DW

BE-ja vazhdon të ngulë këmbë tek rruga e bisedimeve, sepse sipas Brok në ras se dështon ajo mund të ketë "ndonjë luftë civile apo ndonjë lloj terrorizimi islamik".

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, ka kërkuar me forcë një takim krize të evropianëve për Egjipin, mundësisht në nivel ministror. Gjarë një vizite në Tunizi, tha ai se një qasje e përbashkët është edhe në interesin e evropianëve sepse.Egjipti nuk është diku larg në botë por fqinji ynë"