1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE-ja financon "smart grid" - rrjete inteligjente

Këto rrjete do të lehtësojnë integrimin e energjisë së erës, asaj diellore dhe bio-energjisë.

Kalundborg është një qytet industrial me 17.000 banorë në veri të Danimarkës. Aty është realizuar një projekt i rëndësishëm për shërbimet komunale dhe planifikimin urban. Në Kalundborg janë rregulluar në mënyrë inteligjente jo vetëm furnizimi me energji elektrike, por edhe ai me ujë si dhe asgjësimi i mbeturinave dhe i mbeturinave industriale. Prej rreth 20 vjetësh në këtë qytet jo vetëm organet e pushtetit vendor, por edhe industria bujqësia, si dhe qytetarët janë shembullorë në qëndrimin ndaj mjedisit. Ngritja e një rrjeti inteligjent për furnizimin e qytetit me energji nga burime të integruara të energjisë së erës, asaj diellore dhe bio-energjisë do të jetë një arritje tjetër në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Dänemark Hafen von Kalundborg mit Kraftwerk

Në Kalundborg, gjendet termocentrali më i madh me qymyrguri i Danimarkës

Martin Andersen, drejtor i projektit "Smart Grid" në Kalundborg thotë për Deutsche Welle-n: "Në vitin 2050 ne duam që të heqim dorë plotësisht nga energjia e përftuar prej lëndëve djegëse fosile, si qymyri, nafta apo gazi. Energjia elektrike do të përftohehet nga era dhe bio-masa."

Sot në Kalundborg, gjendet termocentrali më i madh me qymyrguri i Danimarkës, i cili furnizon me energji elektrike tërë zonën perëndimore të ishullit të Seelandës.

Nëpërmjet "smart grid" konsumatorët jo vetëm që do të mund të marrin energji nga rrjeti, por edhe mund ta ushqejnë rrjetin me energji elektrike që e kanë prodhuar nga era apo sistemet e paneleve diellore që mund të kenë vënë në çatitë e shtëpive të tyre. Rrjeti kështu nuk është më rrugë njëkahëshe, por punon në dy drejtime.

Një pjesë e familjeve në Kalundborg kanë istaluar tashmë në bodrumet e shtëpive "sahatë elektrikë të zgjuar", të cilët regjistrojnë konsumin e energjisë dhe sasinë e rrymës elektrike që ofrojnë familjet për rrjetin e përbashkët. Këto dhe të dhënat e tjera regjiostrohen në një qendër të dhënash të shërbimeve komunale lokale.

Avantazhi për kompaninë që ofron "Smart Grid" është se ajo mund të konstatojë dhe të vlerësojë në çast se kur dhe sa energji elektrike është e nevojshme dhe të planifikojë në përputhje me rrethanat, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Kjo mundëson një planifikim dhe shfrytëzim më të mirë, thotë Martin Anderson.

Teste në Reken të Gjermanisë

Edhe në Gjermani po eksperimentohet me "Smart Grid". Një nga qytetet ku po bëhen teste të tilla është qyteti Reken me 14.000 banorë. Këtu koncerni i energjisë RWE po teston krijimin e rrjeteve të zgjuara për shpërndarjen e energjisë. Provat në Reken do të vazhdojnë deri në vitin 2015, për të parë mundësitë e parashikimit të konsumit të energjisë dhe planifikimin e prodhimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike. "Smart Grid" vjen në ndihmë edhe kur ka defekte në rrjet, sepse ngaqë të gjitha të dhënat regjistrohen atëhere vendi ku ka ndodhur defekti mund të identifikohet për pesë minuta, tha për DW Andreas Breuer nga RWE.

BE-ja mbështet qindra projekte

Ökoindustriepark in Kalundborg

Kalundborg

Në të gjithë Evropën ka 281 projekte ku po testohen rrjetet inteligjente. Në 90 projekte shtesë ka filluar instalimi i sahatëve të zgjuar. Sipas të dhënave të Komisionit të BE-së sipërmarrjet që ofrojnë energji dhe shpërndajen e saj kanë investuar deri tani 1,8 milionë euro. Në një qendër kërkimore në Holandë, BE-ja ka një agjenci të vogël që merret me koordinimin e projekteve "smart grid". "Përvojat që janë bërë në Itali, nuk ka pse të bëhet përsëri në Danimarkë", thotë Vinzenco Giordano, ish-punonjës i qendrës hulumtuese evropiane. BE përkrah projekte "smart grid" në pothuajse të gjitha vendet anëtare, fokusi i hulumtimeve dhe testimeve janë në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Itali dhe Danimarkë.