1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE i premton Irlandës solidaritet

18 Nëntor 2010

Bashkimi Evropian është i gatshëm t'i vijë në ndihmë Irlandës, e cila ndodhet në gjendje të vështirë financiare për shkak të sistemit të saj bankar me shumë probleme.

https://p.dw.com/p/QBkq
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjatë takimit të tyre në Bruksel ministrat e Financave të shteteve të euros nuk morën ndonjë vendim, por i premtuan Irlandës solidaritet. Nëse do të jetë e nevojshme, "ne do të veprojmë me vendosmëri dhe në mënyrë të koordinuar për të siguruar sistemin financiar të eurozonës", thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të 16 shteteve të eurozonës.

Jean Claude Juncker Ministerpräsident Luxemburg
Juncker: Tani mbetet në duart e Irlandës...Fotografi: picture-alliance/dpa

Kryetari i eurogrupit, kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, u shpreh se pas gatishmërisë nga ana e BE-së i mbetet Irlandës që të paraqesë kërkesë, në rast se ka nevojë për ndihmë. Fondi shpëtimit për euron është 750 milionë euro.

Por në rast se BE-ja e ndihmon Irlandën, ajo duhet të ketë të drejtën që të përfshihet në politikën irlandeze si të kursimeve edhe të ngritjes së taksave. Për momentin Irlanda p.sh. i ka tepër të ulëta taksat për sipërmarrjet.

Interes të veçantë për zgjidhjen e problemeve financiare të Irlandës ka Britania e Madhe. George Osborne, ministër i Thesarit i Britanisë së Madhe tha: "Irlanda është fqinja jonë më e afërt. Dhe është në interesin britanik, që ekonomia irlandeze të jetë e sukseshme dhe që ne të kemi një sistem bankar të qëndrueshëm në Irlandë."

NO FLASH Symbolbild Haushalt
Vendet e vogla të BE-së kërkojnë prej Dublinit garanci të mëtejshme përpara se të marrë ndihmat.Fotografi: picture alliance/dpa

Duket se qeveria në Dublin po heq dorë nga rezistenca e saj kundër ndihmave financiare nga BE-ja. Të enjten (18.11.) do të zhvillohen bisedime me BE-në, FMN-në dhe Bankën Qendrore Evropiane, për menaxhimin e krizës në sektorin bankar të Irlandës.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, kërkoi një bashkëpunim më të mirë të shteteve të euros: "Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të mbajtur të gjallë zonën e euros. Pa zonën e euros, nuk mund të ketë as Bashkim Evropian."

Autor: Frank Hofmann/Pandeli Pani

Redaktoi: Bahri Cani