1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE i bëri thirrje qeverisë që t'u përmbahet parimeve demokratike

4 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0uN
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Pakistan, BE i bëri thirrje qeverisë që t'u përmbahet parimeve demokratike. Kryediplomati i BE, Havier Solana i kërkoi presidentit Pervez Musharaf që të mos e anullojë datën e zgjedhjeve parlamentare në fillim të vitit të ardhshëm. BE i kupton vështirësitë, me të cilat konfrontohet aktualisht qeveria në Islamabad, tha Solana. Por një "largim nga procesi i përgjithshëm demokratik" nuk mund të jetë një zgjidhje për situatën. Edhe India fqinje i bëri thirrje qeverisë pakistaneze të rivendosë demokracinë. Po ashtu, edhe SHBA -të e Britania e Madhe kanë treguar shqetësim për situatën në Pakistan.