BE heq vizat për disa vende të Ballkanit Perëndimor
17 Shtator 2009Debati në Parlamentin Evropian lidhur me heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte shumë i gjallë. Europarlamentarja Doris Pack flet për rregulla të reja në BE, por kritikon faktin se shumë qytetarë mbeten jashtë këtyre rregullave.
„Nuk e besoj se mund të bëhen dalime kaq të mëdha në një rajon kaq të ngushtë. Në veçanti në rastin e Bosnje-Hercegovinës, kemi të bëjmë me dwwnimin e një populli, i cili ka vuajtuar më së shumti, për shkak të gjendjes atje. Në qoftë se Bosnjww -Hercegovina nuk e fiton të drejtën e udhëtimit të qytetarëve pa viza, ndërsa Kroacia dhe Serbia e fitojnë këtë të drejtë, atëherë kroatët dhe serbët do të kenë përparësi. Myslimanët do të getoizohen, që me siguri nuk është mirë.“
Kushti kryesor për heqjen e vizave është pamundësimi i falsifikimit të pasaportave me të dhëna biometrike. Komisioni Evropian ëshë i mendimit se në Bosnjww - Hercegovinë dhe në Shqipëri ende nuk janë plotësuar këto kushte, edhe për shkaqe financiare. Deputeti bullgar Andrej Kovaçev propozon që BE-ja t'i ndihmojë këto vende.
„Duhet të ndërmerren masat e domosdoshme teknike dhe të plotësohen kushtet për lëshimin e pasaportave me standarde të tjera, të sigurohet shkëmbimi i infomatave dhe bashkëpunimi, etj. Në Parlament kemi zhvilluar një debat intensiv për mbështetjen financiare të këtyre vendeve dhe arritjen e standardeve të duhura...“
Ekologjistët janë ata të cilët më së shumti kanë kritikuar përjashtimin e Bosnjë - Hercegovinës nga liberalizimi i vizave, duke e quajtur këtë si "dënim të viktimës" së luftës. Por shumica e eurodeputetëve mendon se kjo është vetëm një gjysëm e vërtetë. Politikanët në Bosnjë nuk i kanë kryer detyrat e tyre dhe janë përgjegjës për vazhdimin e regjimit të vizave, mendon eurodeputetja Doris Pack.
„Duhet ushtruar presion ndaj politikanëve që të kryejnë detyrat e tyre. Problemi është që politikanët në rajon nuk i marrin fare seriozisht problemet e gjeneratave të reja. Politikanët mund të lëvizin pa viza dhe luftojnë vetëm për idetë e tyre nacionaliste. Asnjë nuk përpiqet ta forcojë shtetin.“
Brukseli po përpiqet që ta qetësojë gjendjen. Bosnje - Hercegovina dhe Shqipëria do t'i plotësojnë kushtet për heqjen e vizave në një të ardhme të afërt, thotë Komisioneri përkatës, Barrot. Por ato duhet të bashkëpunojnë me Brukselin. Javën që vjen Komisioni i BE-së pret informacione më të detajuara për gjendjen. Sipas të gjitha gjasave, Parlamenti Evropian do të debatojë sërish në tetor, për liberalizimin e vizave në Ballkanin Perëndimor.
Autor: Janis Papadimitriu/ Bahri Cani
Redaktoi: Auron Dodi