1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: Hapa të vegjël reformash

Bernd Riegert / Pandeli Pani15 Dhjetor 2012

Një fond për bankat e falimentuara, një fond solidar për shpëtimin e shteteve në krizës dhe marrëveshje për reformën e bashkimit monetar janë elementet bazë për të cilat u ra dakord në samitin e BE-së.

https://p.dw.com/p/172kF
German Chancellor Angela Merkel, center, leaves after an EU summit in Brussels on Friday, Dec. 14, 2012. France and Germany have had more than their share of difference over the past few months, but this week at long last the two countries were able to find a compromise that allowed the European Union to realize a deal on a banking union. (Foto:Michel Euler/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Presidenti i Këshilli të BE Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Barroso, kishin bërë shumë plane për takimin e para-Krishtlindjeve në Bruksel. Ata kishin idenë të krijonin një fond barazpeshimi financiar, i cili do të absorbonte të ashtuquajtuarat "goditje asimetrike", pra dallimet ekstreme ekonomike mes vendeve të eurozonës. Një sistem ky i ngjashëm me sistemin e barazpeshimit mes shteteve federale në SHBA dhe qeverisë në Uashington. Por ky plan u hodh poshtë, sidomos prej shteteve qe u duhet të paguajnë më tepër në arkat e këtij fondi. Kancelarja gjermane Angela Merkel u preu rrugën Van Rompuy dhe Barrosos.

Merkel tha pas takimit se ajo mund të përfytyrojë një Fond të vogël Solidariteti me të cilin të shpërblehen vendet që i reformojnë sistemet e tyre ekonomike dhe sociale sipas direktivave të Evropës, por jo një fond barazpeshimi financiar.

Në fakt, dera nuk u mbyll

Franca, Italia dhe Spanja e shohin Fondin vogël Solidaritetit si një hap të parë. Ky duhet të pasohet dikur nga hapi i dytë drejt një sistemi të drejtë kompensimi dhe transferimi brenda bashkimit monetar. Këtë e beson dhe presidenti i Këshillit të BE-së Van Rompuy: "Pjesa e dytë është një fond me të cilin mund të luftohen të ashtuquajturat "goditje asimetrike". Ne nuk na është dhënë detyra që ta ngremë këtë fond deri në qershor 2013, por natyrisht, Komisioni Evropian gjithmonë bën propozime në këtë drejtim. Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Barroso kërkon pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë dhe të shteteve të tjera që të mos hiqet dorë nga plani për bashkimin monetar 2.0. "Në fakt, dera nuk u mbyll. Por për të qenë i sinqertë, është e vërtetë se shtetet anëtare vendosën të përqëndrohen në atë që mund të bëhet tani." - tha Barroso.

European Commission President Jose Manuel Barroso (L) and European Council President Herman Van Rompuy (R) hold a news conference during a European Union leaders summit, in Brussels December 14, 2012. EU leaders gave their stamp of approval to a deal on bank supervision intended to help in ending three years of crisis, but they differed widely over the next steps for the euro currency union. REUTERS/Yves Herman (BELGIUM - Tags: POLITICS BUSINESS)
Van Rompuy dhe BarrosoFotografi: Reuters

Traktate të reja për BE-në

Vitin e ardhshëm do të diskutohet për tema të tilla si borxhet e vjetra dhe huamarrja e përbashkët për obligacionet në euro, edhe pse kancelarja Merkel dëshiron ta shmangë këtë. Bashkimi i borxhit, si e kërkon këtë Parlamenti Evropian dhe disa vende që kanë borxhe do të jenë dikur pjesë e një bashkim monetar të përsosur, beson ekonomisti Guntram Bruksel Wolff. "Këto diskutime janë, megjithatë, shumë të vështira." Sidomos një huamarrje të përbashkët apo një shlyerje e përbashkët e borxheve të vjetra do të kërkojnë traktate të reja të BE.

Traktati i Lisbonës që është tani në fuqi nuk e përmban një gjë të tillë. "Në periudhë afatgjatë do të jetë me siguri e nevojshme një përshtatje e traktateve", tha nënkryetar i Komisionit Europian, Olli Rehn për Deutsche Wellen.

Kancelarja Merkel mendon se është më mirë që gjërat të peshohen mirë se sa të bëhen shpejt. Pra plani është bërë, por drejtimi i reformave nuk është përcaktuar ende dhe fazat konkrete dhe hapat e rinj drejt një disipline më të madhe buxhetore mbeten të paqarta.