1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE gjoba për të gjithë kundravajtësit në trafik në mbarë Evropën

Wesel, Barbara / Brüssel (RBB)21 Mars 2008

Komisioni Evropian vendosi të mërkurën (19.03) një vijë orientuese për ndjekjen penale në të gjitha vendet e BE-së të kundravajtësve në trafik.

https://p.dw.com/p/DSIn
Kontrolle për shpejtësinë në GjermaniFotografi: AP
Kush nget makinën më shpejtë nga sa është e lejuar atëherë duhet të japë llogari në mbarë Evropën. Parlamenti Evropian në Bruksel miratoi këtë propozim, që u prezantua të mërkurën (19.03) nga komisionieri për transportin, Barrot. 43 mijë njerëz kanë vdekur vitin e kaluar në rrugët e Evropës si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe alkooholit në timon. Kjo është e barabartë me rrëzimin e pesë avionëve brenda jave, ka theksuar komisioneri evropian.
Nuk përjashtohet taktika e shokimit kur Komisioni Evropian dëshiron të bind vendet anëtare për një bashkëpunim më të mirë në fushën e ndjekjes tejkufitare të kundërvajtësve në trafik. Nëse një shofer gjerman tejkalon shpejtësinë në një autostradë franceze dhe fotografohet, policia e atjeshme nuk mund ta gjej se kush është pronari i automjetit. Ajo nuk ka çasje në regjsitrat e Gjermanisë. Por kjo pritet të ndryshohet: një rrjet elektronik për shkëmbimin e të dhënave do të mundësoj që policia franceze t'ia kaloj policisë gjermane numrat e targës të vozitësit gjerman i cili në zonën 130 nget makinën me shpejtësi prej 180 km në orë. Pastaj francezët vendsosin një gjobë prej 150 apo 200 euro dhe për këtë Komisioni Evropian do të përpiloj formularë standard në të gjitha gjuhët e shteteve anëtare. E tëra kjo menaxhohet lehtë thotë komisioneri për transport, nuk krijon burokraci shtesë por vetëm shton sigurinë. 'Në vendet anëtare të cilat janë më të rreptat me ndjekjen e kundërvatjeve në trafik janë shënuar rezultatet më të mira'.
Ato janë Britania e Madhe, Holanda, Suedia, Finlanda dhe Franca. Në përgjithësi në mbarë Evropën në këtë pikë përparimet kanë ngecur në vend. Për dallim nga fillimi i dekadës kur përmes masave të ndryshme të sigurisë u arrit që numri i viktimave të trafikut të ulet për rreth 10 mijë në vit - gjatë vitit të kaluar statistika rrënqethëse nuk lëvizi nga 43 mijë. Kështu që në Evropën me kufinj të hapur duhet të krijohet mundësia çdokund e ndjekjes penale të ngasësve të rrezikshëm.
Këtu bëhet fjalë vetëm për raste të rënda si shpejëtsia tejet e madhe, alokoholi në timon, ngasja e automjetit pa rripin e sigurisë dhe mosrespektimi i semaforit të kuq. Për të tjerat vendosin vet vendet anëtare, thotë Barrot: 'Ne nuk kujdesimi për parkimet, ky nuk është problemi ynë, problemi ynë është agresiviteti në trafik'.