1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE - Dyshime rreth Shengenit

Për shkak të abuzimive masive me mungesën e kontrolleve, sistemi i Shengenit po vihet në pikëpyetje.

Të shkosh nga Lisbona në Athinë, nga Palermoja në Stokholm pa u kontrolluar asnjë herë në kufi. Sistemi i Shengenit e ka bërë të mundur këtë. Marrëveshja e Shengenit është një nga arritjet më të mëdha dhe më të pëlqyera të BE-së.

Por i dashur Shengeni është edhe për njerëzit për të cilët kjo lloj lirie nuk ishte menduar fillimisht, për shembull, për emigrantët nga vende që nuk janë anëtare të BE-së. Ata hyjë në BE, për shembull në Itali, dhe pastaj - shpesh me miratimin e autoriteteve lokale - shkojnë në veri, për shembull, në Austri apo Gjermani. Në fakt, çdo refugjat duhet të regjistrohen në vendin ku hyn në BE. Por pasi hyn një herë në zonën Shengen, ai ka një shans të mirë për t'u shpëtuar kontrolleve.

Askush nuk dëshiron të rikthehen radhët e gjata të makinave tek pikat kufitare

Se sa e lartë është shifra e kalimeve të paligjshme të kufirit, e zbuloi policia bavareze gjatë takimit të G7-s. Për ngjarje të tilla të mëdha, një vend anëtar i BE-së mund ta pezullojë përkohësisht sistemin Shengen dhe të kryejë kontrolle kufitare. Sipas njoftimeve të saj, policia që prej datës 26 maj ka konstatuar më shumë se 10.000 kalime ilegale të kufirit, "dy herë më shumë se sa janë kapur në të gjithë vendin gjatë kësaj periudhe", tha Jërg Radek. Gjatë kontrolleve u konstatuan edhe delikte me droga dhe shkelje të së drejtës për azil. Andreas Scheuer, sekretari i përgjithshëm i partisë bavareze CSU, u ankua në gazetën "Bild". "Kufiri i jashtëm i BE-së është plot me vrima, dhe fqinjët tanë kthejnë kokën mënjëanë. Nëse krerët e BE nuk do të lejojë sërish kontrolle të konsiderueshme kufitare, ata e bëjnë veten bashkëpunëtorë të kontrabandistëve, të trafikantëve dhe të kriminelëve të tjerë."

Eurodeputetja Monika Hohlmeier (CSU) thotë për DW-në se Shengeni është një sukses i madh dhe askush nuk do që në pikëkalimet kufitare të ketë përsëri radhë makinash, por se ai nuk duhet të jetë si verdikt absolut për mungesën e kontrolleve.

Presion nga Franca, Italia dhe Danimarka

Përvoja e policisë bavareze shtroi për diskutim disa pyetje dhe ngriti për diskutim disa probleme të cilat zakonisht nuk vihen re. Presioni ndaj Shengenit po shtohet, jo vetëm në Gjermani dhe tani pas G7-s. Matteo Salvini, kryetar i Lega Nord, kërkoi në maj rifutjen e kontrolleve kufitare për shkak të rrymave të refugjatëve dhe të rrezikut se me to mund të vijnë në BE edje xhihadistë.

Kufiri mes Hungarisë dhe Serbisë

Kufiri mes Hungarisë dhe Serbisë

Edhe Marine Le Pen kërkoi pas atentatit të Parisit në fillim të vitit rifutjen e kontrolleve. Sipas një ankete të fundit të majit 60% e francezëve janë pro rifutjes së kontrolleve dhe skeptikë ndaj Shengenit.

Edhe në Danimarkë, ku me 18 qershor zgjidhet parlamenti i ri, kjo temë luan rol të madh. Partia Popullore Daneze, parti e djathtë dhe kritike ndaj BE-së, që pritet të fitojë 20% të votave, është pro mbikëqyrjes dhe kontrollimit të kufirit me Gjermaninë. Në vitin 2011 kjo parti që ishte partnere në koalicion, arriti të fuste përkohësisht kontrolle doganore për makinat që vinin nga Gjermani, gjë që shkaktoi zhurmë në Berlin dhe në Bruksel.

Eurodeputetja Monika Hohlmeier është pro kontrollit masiv të kufijve të jashtëm të BE-së dhe për më tepër mundësi për të kontrolluar edhe kufijtë e brendshëm në formë sondazhi.

Gardh i ri në Hungari?

Hungaria duket se është hedhur në ofensivë, sepse qeveria nacionaliste e djathtë e kryeministrit Viktor Orban do tq Serbia të shpallet si vend i sigurt për të ulur valën e refugjatëve që vijnë në Hungari për të kërkuar azil. Një zëdhënës i qeverisë nuk e përjashtoi as mundësinë që në kufirin me Serbinë të ngrihet një gardh me tel me gjemba. Në këtë mënyrë Hungaria, e cila në vitin 1989 u bë simbol i prerjes së gardhit për refugjatët nga ish-RDGJ-ja, mund të bëhet pararojë e një izolimi të ri evropian.