1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE dhe Rusia nisin një kapitull të ri të marrëdhënieve të tyre.

Bernd Riegert 26 Maj 2008

Ministrat e jashtëm të 27 shteteve të BE-së miratuan të hënën në Bruksel një mandat për bisedimet lidhur me marrëveshjen BE-Rusi. Ndërsa ministrat e mbrojtjes së BE-së diskutuan për EULEX-in.

https://p.dw.com/p/E6N4
Pamje simbolike BE RusiFotografi: DW-Montage/Bilderbox.de

Që prej dy vjetësh bisedimet e BE-së për një marrëveshje të re partneriteti me fqinjin e tij të madh Rusinë ishin ngrirë. Tani ato do të nisin me 26. qeshor në samitin tjetër në Siberi dhe do të vazhdojnë rreth një vit. Fillimisht Polonia kishte bllokuar këtë proces. Së fundi edhe Lituania edhe kishte shprehur dyshime. Ajo kishte kritikuar pozicionin e Rusisë në të ashtuquajturat konflikte të ngrira në Gjeorgji dhe Moldavi. Tani ministri i jashtëm slloven, presidenti këshillit të BE-së, Dimitri Rupel ka arritur të fshijë nga rrugat pengesat e fundit. Për mandatin e bisedimeve është ndryshuar teksti. BE deklaron, se me Rusinë do të bisedojë edhe për mbështetjen e tij për republikat renegate në Georgji dhe Moldavi. Dimitri Rupel u shpreh: "Ne ishim bllokuar tek Gjeorgjia dhe Moldavia. Tani kemi një zgjidhje të re, që është e kënaqshme për secilin. Ne jemi të gjithë të shqetësuar për konfliktet e ngrira. Ne do të bëjmë gjithçka për t´i zgjidhur këto konflikte dhe t´i diskutojmë ato edhe në bisedimet me Rusinë." Moska paralajmëron në rast se provincat e Abhazisë dhe Osetisë jugore, në të cilat janë stacionuar trupa ruse, do të trajtohen si shtete të pavarura. Por këtë e kritikon ashpër BE.

Energjia - temë kardinale mes BE dhe Rusisë

Pikë qëndrore e bisedimeve me Rusinë sipas BE-së do të jetë siguria e furnizimit me energji. BE merr rreth 45 përqind të gazit të saj nga burimet ruse. Rusia i ka shfrytëzuar vazhdimisht furnizimet e gazit, për të ushtruar presion politik. Lituania kërkon përveç kësaj, që në Lituani që vendoset përsëri një tubacion gazi. Marrëveshja e re e partneritetit, për të cilën ka interes edhe Rusia, do të vendosë bashkëpunime të tjera ekonomike dhe shkencore si dhe një bashkëpunim të ngushtë politik. Dimitri Rupel, ministri i jashtëm slloven kërkon që BE nga ana e saj të flasë me një zë.

Polonia dhe Suedia kërkuan që fqinjët direkt lindorë, Ukraina, Bjellorusia dhe Moldavia të afrohen më shumë me BE-në. Ministri i jashtëm polak, Radoslav Sikorski tha, se ai është për një trajtim të drejtë të fqinjëve lindorë. Këtë vit vemendja u kushtohet shteteve të Mesdheut, me të cilat në korrik do të krijohet një union i ri. Viti i ardhshëm do të jetë viti i lindjes. Gjermania dhe Franca e shohin me skepticizëm pranimin e Ukrainës në BE, të cilin e do qeveria në Kiev. Vetë Rusia refuzon lidhjen më të fortë të ish-republikave sovjetike me perëndimin, sidomos hyrjen në NATO.

Symbolbild EU Kosovo
Fotografi: AP/DW

EULEX-i do të shtyhet

Takimi i ministrave të mbrojtjes së BE-së që zhvillohet paralelisht shqyrton çështjen e misionit të BE-së në Kosovë. Policia EULEX po shtyhet, sepse Kombet e Bashkuara nuk japin mandatin përkatës. Akoma Kombet e Bashkuara me administratën e UNMIK-ut e kanë fjalën e fundit në Kosovë. Ministri i mbrojtjes Franz Josef Jung pohoi: „EULEX është shtyrë këtë e dini. Unë dëshëroj vetëm, që të kemi një kalim të gërshetuar shumë ngushtë."

Edhe këtu nevojitet Rusia, sepse në KS rusët pengojnë sekretarin e përgjithshëm Ban Ki Moon, që t´i japë dritë jeshile policisë dhe misionit juridik në Kosovë. Rusia ndryshe nga shumica e shteteve të BE-së refuzon pavarësinë e Kosovës.