Bashkimi Evropian formon Rajonin Evropian buzë Danubit
15 Gusht 2009Kryetari i Kuvendit të Vojvodinës Shandor Egereshi tha për Deutsche Vellen se nuk ka vend më të mirë se Vojvodina për promovimin e pasurisë së shumanshmërisë dhe tolerancës në Evropë:
"Ne mund të jemi shembull për Evropën me mënyrën se si dijmë ta ruajmë identitetin e të gjitha bashkësive etnike, se si jemi të aftë të rrisim besimin në mes të bashkësive tona kombëtare çka ka si rezultat shtimin e vlerave evropiane dhe frymës evropiane në këto hapësira".
Vojvodina ka edhe potencialin e duhur ekonomik
Ndërkaq drejtori i Zyrës së Danubit nga qyteti gjerman i Ulmit, Peter Langer thotë:
"Jemi të bindur se ky rajon evropian do të ketë rol të rëndësishëm në vazhdimin e integrimeve evropiane sepse në Bruksel janë të vetdijshëm se e ardhmja e Evropës së bashkuar qëndron në rajonilizim. Vojvodina në këtë proces ka një rol shumë domethënës jo vetëm si shembull i shumëetnicitetit dhe shumëllojshmërisë kulturore por edhe për shkak të potencialit të saj ekonomik".
Egereshi dhe Langer të cilët kanë qenë vitet e fundit mbështetësit kryesorë të idesë për krijimin e rajonit evropian buzë Danubit theksojnë se Danubi jo vetëm që është lumi më i rëndësishëm në Evropën e Mesme por është edhe një lumë që lidh prej shekujsh disa popuj, kultura, besime dhe tradita. Nga ana tjetër sipas fjalëve të tij rrjedha e Danubit nuk është e shfrytëzuar dhe as nuk stimulohet sa duhet.