1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Barroso takohet me Gruevskin

3 Dhjetor 2009

Në prag të samitit të BE-së, nga i cili Maqedonia pret datën për fillimin e negociatave, Presidenti i Komisioni Evropian Zhoze Manuel Barroso përsëriti inkurajimin për gjetjen e një zgjidhjeje për emrin.

https://p.dw.com/p/KpZS
Nikola Gruevski dhe Jose Manuel Barroso
Nikola Gruevski dhe Jose Manuel BarrosoFotografi: MIA

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barroso tha pas një takimi në Bruksel me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, se rekomandimi pozitiv për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe liberalizimi i vizave duhet të jenë nxitje për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë me Greqinë.

Barroso vlerësoi pozitivisht arritjet e Maqedonisë në periudhën e fundit, duke porositur që Marrëveshja e Ohrit duhet të implementohet tërësisht si dhe duhet të kryhen reformat në administratën publike.

Më tepër rreth kësaj teme në materialin audio.

Autor: DWMZ/QB