1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Barak Obama viziton Berlinin

Në nëntor amerikanët votojnë, se kush do të jetë presidenti i ri i SHBA-ve. Ndërkohë Barack Obama, kandidati i demokratëve, arriti sot (24.7.) për një ditë në Berlin.

default

Revista berlineze "Zitty" njofton për fjalimin e Barak Obamës përpara kolonës së fitores

Gjëja e parë që berlinasve u bie në sy nga vizita e Barack Obamës është pezullimi i trafikut në rrugët përreth kolonës së fitores - aty ku Obama do të mbajë fjalimin. Disa nga rrugët kryesore janë bllokuar disa ditë para ardhjes së Obamës. Dhjetëra-mijëra berlinas pritet të dalin në rrugën, ku grumbullohen tifozët gjatë turneve të futbollit.

Amerikani Brent Goff, që jeton në Berlin, nuk është admirues i Obamës, por një vëzhgues i interesuar. Atë e befason zhurma, që bëhet për vizitën e kandidatit për president: “Të duket, sikur do të vijë një yll i muzikës pop, kjo nuk ka të bëjë aq me politikën, sa me nostaligjinë për një ndjesi të re. Besoj, se gjithë Evropa - edhe Gjermania - vuan nga letargjia e Xhorxh-Bushit. Pas tetë vjetësh njërëzit dëshërojmë me gjithë zemër që ai të largohet dhe të bëhet dikush tjetër president.” - thotë Goff.

Barack Obama do të kishte dashur ta mbante fjalimin e tij para portës së Brandenburgut, si Ronald Reagani dhe Bill Clintoni. Ndryshe nga Obama ata ishin presidentë të zgjedhur. Për një fjalim elektoral porta e Brandenburgut nuk është vendi i duhur, i bëri të ditur kancelarja. Ministrit të Jashtëm gjerman kjo iu duk pak meskine, por Angela Merkel nuk ndryshoi mendje.

“Kjo dikujt mund t´i duket pak si demode, dhe për këtë mund të ketë edhe mendime të ndryshme. Tani është marrë një vendim, dhe tani të gjithë gëzohemi që senatori po vjen. Unë kam shprehur thjesht mendimin tim, dhe kjo duhet të jetë e mundur në një vend të lirë.” - theksoi Merkel.


Barack Obama nuk flet para portës së Brandenburgut, por gjithsesi e sheh në horizont portën e Brandenburgut. Përveç kësaj ai do të pritet nga kancelarja gjermane dhe nga Ministri i Jashtëm Por meqë qeveria gjermane nuk dëshiron të përzihet në fushatën elektorale amerikane, pas bisedimeve nuk janë parashikuar deklarata. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e evitoi dyndjen e gazetarëve: “Jo ne nuk do të vendosim spontanisht mikrofonë. Jo! Do të bëhet vetëm një fotografi e përbashkët. Nuk parashikojmë konferencë shtypi me deklarata.”


Dhe kështu të gjithë presin me kurreshtje fjalimin e Obamës para kolonës së fitores, me të cilin ai do të pasurojë profilin e tij në politikën e jashtme. Brent Goff, që punon si gazetar për mediat gjermane dhe amerikane, do të jetë patjetër i pranishëm. Edhe pse ai nuk bën iluzione se kush do të jetë adresati kryesor i fjalimit të Obamës:

“Gjithçka që ai bën, është për fushatën e tij zgjedhore, kjo nuk duhet harruar. Ai do të mbajë një fjalim për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet transatlantike. Por sigurisht fjalimi është për publikun e tij në Amerikë.”


Ke përshtypjen se po vjen perandori, ose Mesia, i komenton Goff ethet për vizitën e kandidatit për president. Ai çuditet, që mediat gjermane i kushtojnë kaq shumë vemendje fushatës elektorale në Amerikë - në rastin e kundërt kjo nuk është kështu.

  • Data 24.07.2008
  • Autor Nina Werkhäuser / DW-Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ej0X
  • Data 24.07.2008
  • Autor Nina Werkhäuser / DW-Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ej0X