Ballack kthehet bashkë me suksesin
23 Gusht 2010Në ndeshjet e Bundesligës të zhvilluara ditën e dielë u arritën këto rezultate:
Borusia Dortmund - Bajer Leverkuzeni 0:2, Mainc 05 - Shtutgart 2:0.
Ndeshja mes Dortmundit dhe Leverkuzenit u ndoq me interes të veçantë, pasi pas kaq vitesh me Leverkuzenin luante dhe Michael Balack, kapiteni i kombëtares gjermane, i cili u kthye pas katër vjetësh të qëndrimit të tij në Angli si lojtar i Çelsit.
Në krye të tabelës së Bundesligës me tre pikë i shoqëruar edhe nga disa ekipe të tjera është Hofenhajmi, i cili shënoi katër gola në hapje të këtij sezoni.
Femrat gjermane kampione në kanotazh
Në Kampionatin Botëror të kanotazhit në Poznan të Polonisë ekipi gjerman i femrave ka fituar titullin. Fitueset e olimpiadës Nicole Reinhardt, Conny Wasmuth dhe Katrin Wagner- Augustin, si dhe Tina Dietze fituan medaljen e artë në garën 4 x 200, duke ia kaluar ekipeve të Hungarisë dhe Rusisë. Më parë ekipi i femrave fitoi medaljen e argjendtë në garën kajak katërsh në distancën 500 metra. Medalje të argjendtë mori edhe Ronald Rauhe në garën njëshe në distancën prej 200 metra.
Autor: dpa/Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi: Angjelina Verbica