1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bajerni sërish në krye të klasifimit në Bundesligë

4 Prill 2010

Traineri i Shalkes, Magath pranon mungesën e guximit në lojë.

https://p.dw.com/p/MmvF
Bajerni feston fitoren ndaj Shalkes.Fotografi: AP

Në kategorinë e parë të Bundesligës Bayern-i i Mynihut ka rimarrë sërish kryesimin e tabelës me fitoren kundër skuadrës së Schalkes 2:1. Skuadra e trajnerit Louis van Gaal, e arriti këtë fitore pesë javë lojë para fundit të sezonit.

Traineri i Bajernit, Louis van Gaal.
Traineri i Bajernit, Louis van Gaal.Fotografi: AP

Pas përfundimit të lojës, trajneri i Bayern-it, Louis van Gaal dukej i lehtësuar: "Mendoj se ishte një lojë e vështirë. Për fat i bëmë dy gola. Mendoj se në pjesën e dytë të lojës ne nuk humbën asnjë shans, kështu që mendoj që kjo fitore ishte më se e merituar."

Kundërshtari i van Gaal, trajneri i skuadrës Schalke 04, Felix Magath, përdori tone të moderuara, por dukej qartë që ishte i pakënaqur.

Fußball DFB Pokal FC Schalke 04 - Bayern München
Traineri i Shalkes Felix Magath.Fotografi: AP

"Sidoqoftë loja jonë që nga fillimi nuk ishte e orientuar për të parë përpara. Nuk dhamë ritmin e duhur, dhe jemi sjellë në mënyrë frikacake. Kështu nuk mund të fitosh në lojë kundër një skuadre mjaft të mirë."

Rezultatet e tjera në javën e 29-të të lojës në Bundesligë: Freiburg-Bochum 1:1; Stuttgart-Mönchengladbach 2:1; Frankfurt-Leverkusen 3:2, Nürnberg-Mainz 2:0.

Autor: dpa / Lindita Arapi

Redaktoi: Eliana Xhani