1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

van Gaal entlassen

11 Prill 2011

Mbas ndeshjes së barazimit me Nyrnbergut, ekipi i Bajernit të Mynihut mori vendim të ndahet menjëherë nga trajneri Louis van Gaal.

https://p.dw.com/p/10rPo
Bajerni ndahet nga trajneri Louis van GaalFotografi: AP

Të shtunën në mbrëmje (09.04.11) u mor vendimi: Louis van Gaal qysh tani nuk do të jetë më trajner i ekipit kampion rekord i Bajernit të Mynihut. Së bashku me kryesinë, presidenti i klubit Uli Hoeneß ka vendosur që gati pas dy vjetësh si trajner, 59 vjeçari të largohet. "Ne duhet të reagonim, pasi kishte shkuar atje ku s'mbahej", tha Hoeneß dhe vuri në pah po ashtu se "Me vendimin e nxjerrjes së portierit Jörg Butt , filloi edhe tatëpjeta", tha Hoeneß.

Ky ishte një nga vendimet shumë të diskutueshme të holandezit. I menduar nga van Gaal si portier i favorizuar, zevëndësimi në portë i Butt-it meThomas Kraft, Gaal bëri një gabim i cili i dha mundësinë e barazimit ekipit të Nyrenbergut. "Ironi e fatit", komentoi shefi i kryesisë së klubit të Bajernit, Karl -Heinz Rummenigge.

Flash-Galerie FC Bayern München Rummenigge Hoeness van Gaal
Presidenti i ekipit të Bajernit të Mynihut, Uli Hoeness, Arjen Robben, Karl-Heinz Rummenigge, Mark van Bommel dhe Louis van GaalFotografi: AP

Edhe presidenti i nderit i Bayern Munchen, Franz Beckenbauer,u shpreh se shkarkimi i trajnerit Louis Van Gaal ishte “i paevitueshëm” dhe se erdhi “shumë vonë”.

“Shkarkimi i Van Gaal ishte i paevitueshëm. Drejtuesit e Bayernit menduan se do të funksiononte duke e mbajtur deri në fund të sezonit, por kjo nuk ndodhi. Duke qenë se kishin vendosur ta largonin, drejtuesit do bënin më mirë ta kishin larguar menjëherë”, citon legjendën e futbollit gazeta ‘Bild'.

Flash-Galerie Wochenrückblick 10.2011 Training FC Bayern München
Ekipi i Bajernit të Mynihut në stërvitjeFotografi: dapd

Asnjë titull në këtë sezon dhe ankth për një vend për në Ligën e Kampionëve - pas titullit të dyfishtë kampion dhe pokalin e DFB vitin e kaluar, aktualisht lojërat e FC Bajernit janë zhgënjyese. Barazimi zhgënjyes në ndeshjen e bavareze kundër Nyrenbergut ishte fundi i një zinxhiri.

Bajerni veteran mendon se ishin eksagjeruar diskutimet negative se një angazhim i mundshëm i portierit të kombëtares Manuel Neuer do të trondiste fansat. "Ne kemi vetë probleme që kanë qenë krejtësisht të panevojshme dhe gjithë klubin e kanë bërë çorap". Edhe Rummenige foli qartë. Prej javësh ka pasur pakënaqësi tek bosët të cilat kanë ardhur duke u rritur. Van Gaal ka pranuar njoftimin e vendimit të largimit i shtangur dhe pa asnjë ´"impuls emocional"

Vendimi i marrë javë më parë lidhur me largimin e trajnerit van Gaal në fund të sezonit dhe tani vendimi i parakohshëm për tu larguar nga trajnimi menjëherë e ka gjetur ekipin të papërgatitur. Edhe pse dihet tashmë se Jupp Heynkes është trajneri i ri për sezonin e ardhshëm- deri atëherë ekipi mbetet për pesë ndeshjet e fundit të sezonit në duart e asistenit Andries Jonker.

Jonker ishte asistent në Barcelonë i trajnerit van Gaal. Ai përjetoi përmes profesionalizmit të tij taktikën dhe udhëzimet me lojtarët për të cilën klubi ka besim të madh, tha drejtori sportiv Christian Nerlinger. "Ne kemi besim tek ai dhe mendojmë se ai do të ketë përpara një detyrë të madhe". Misioni i Jonkerit është: Të arrijë që nga vendi katërt ta kalojë të paktën ekipin në vend të tretë që të ketë mundësinë për tu kualifikuar për në Ligën e Kampionëve. Aktualisht vetë ekipi i Bajernit e ka quajtur veten kur nisi Liga e Europës si pjesëmarrës në të ashtuquajturën " Liga e humbësve të kupës".

Autorin: Olivia Fritz/Mimoza Kelmendi
Redaktoi: Aida Cama