1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bajerni i Mynihut u kualifikua për në gjysmëfinalen e Champions League

9 Prill 2010

Kampioni rekord gjerman humbi 2:3 në ndeshjen e kthimit të çerekfinales me Manchester, por rezultati 2:1 i lojës së parë i mjaftoi për hyrjen në katërshen e fundit. Golat e Bajernit i shënuan nga Ivica Olic, Arjen Robben

https://p.dw.com/p/MqCJ
Ivica Olic i Bajernit të Mynihut në Manchester, 07.04.2010Fotografi: AP

Nëntë vjet kanë kaluar, qëkurse Bajerni ka qenë në gjysmëfinale të Champions League-ës. Tani mbajtësi i numrit rekord të titujve kampion gjerman shfrytëzoi rastin për ta përmirësuar statistikën.

Oliç dhe Roben kualifikojnë Bajernin për në gjysmëfinale

Fitorja e djemve gjermanë u shoqërua në mbrëmje edhe me qirnjë e tortës së përgatitur me rastin e ditëlindjes së lojtarit të tyre Franck Ribery. të cilën atij ia dhuroi Presidenti i klubit Uli Hoeneß. Pas tre golave të djemve anglezë të trajnerit Ferguson, ekipi i Bajernit arrit të shënojë dy gola. Përpara mbylljes së pjesës së parë Oliç gjen rrugën e rrjetës në një pozicion jo shumë të favorshëm duke mbajtur kështu gjallë shpresat e Bajernit për 45 minutat e tjera.

Në pjesën e dytë Mançesteri mbetet me dhjetë lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Rafael dhe gjermanët marrin në dorë kontrollin e lojës, ndërsa vendasit tentojnë me kundërsulme.

Fußball Bayern München Manchester United April 2010
Robben, Lahm, dhe Gomez pas shënimit të golit për Bajernin.Fotografi: AP

Në minutën e 74-të holandezi Robben pas një koordinimi perfekt gjen një hapësirë për të mposhtur Van der Sar dhe mbrotjen e Mançesterit që gjatë gjithë lojës ishte thuajse e pakalueshme. Franz Beckenabuer e vlerësoi golin e Robben-t si "Goli i vitit".

Bajerni luajti me Schweinsteiger dhe Robben

Lojtari i dënuar për ndeshjen e vajtjes Bastian Schweinsteiger mori pjesë këtë herë në ndeshjen në stadiumin Old Trafford. Edhe Arjen Robben, i dëmtuar kohët e fundit, ishte sërish në formacion dhe u aktivizua së paku për një pjesë kohe. Sulmuesi i ri Thomas Müller: "Nuk e njoh saktësisht gjendjen mjekësore, por është e rëndësishme që ai merr pjesë. Ai është një lojtar që mund të përcaktojë lojën kur ajo është në teh të thikës dhe ne na duhet edhe një aksion, atëherë Arjeni është gjithmonë në gjendje të shënojë gol dhe prandaj është e rëndësishme që ai të jetë pa probleme për të luajtur."

Në gjysmëfinale Bajern-Lyon


Tani përballë ekipi gjerman ka ekipin francez Olympique Lyon, i cili u kualifikua mbëmë në ndeshjen me ekipin e Bordosë.

Edhe në këtë përballje vendimtar ka qenë rezultati i ndeshjes së parë e fituar 3-1 nga Lioni. Në përballjen e dytë përpjekjet e Bordosë janë konkrektizuar me golin e vetëm të takimit që u shënua nga Camak në mbyllje të pjesës së parë.
Gjysmëfinalja mes Bayernit të Mynihut dhe Lyon-it do të zhvillohet më 21 prill në Mynih, ndërsa loja kthyese më 27 prill. Finalja e Chamipion League zhvillohet më 22 maj në Madrid.

Autor: dpa/Kelmendi; Mimoza

Redaktoi: Angjelina Verbica