Automobili i vërsulet grupit të ushtarëve
9 Gusht 2017Patrick Balkany kryetari i bashkisë së Levallois-Perret, qytezë në periferi të Parisit flet për akt "të qëllimshëm". Në Levallois-Perret qytet i ka zyrat edhe shërbimi i sekret i brendshëm i DGSI. Grupi anti-terror i prokurisë së Parisit ka nisur hetimet. Mëngjesin e së mërkurës një automobil sulet drejt një grupi ushtarësh, ku disa vetë mbetën të plagosur.
Ministrja e Mbrojtjes së Francës, Florence Parly e dënoi këtë sulm "frikacak". Hetimet e filluara duhet të sqarojnë incidentin. Sipas kryetarit të bashkisë së departamentit Levallois-Perret nuk ka dyshim se i panjohuri e ka drejtuar qëllimisht automjetin drejt ushtarëve që po largoheshin nga kazermannë qendër të qytezës. Shpejtësia e makinës ishte e madhe. Autori i krimit u largua, por u kap shpejt nga policia në autostradë. Ushtarët në Francë ruajnë veç aeroporteve, stacioneve të trenit dhe atraksionet turistike edhe sinagogat, muzetë dhe Kullën Eifel në Paris.
la/(dpa, afp, rtr)