1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Automobili i vërsulet grupit të ushtarëve

9 Gusht 2017

Disa vetë kanë mbetur të plagosur në qytezën pranë Parisit, Levallois-Perret, kur një automjet u vërsul drejt një grupi ushtarësh. Grupi anti-terror i prokurorisë nisi hetimet.

https://p.dw.com/p/2hvZD
Paris Angriff auf Soldaten im Stadtteil Levallois-Perret
Fotografi: Reuters/B. Tessier

Patrick Balkany kryetari i bashkisë së Levallois-Perret, qytezë në periferi të Parisit flet për akt "të qëllimshëm". Në Levallois-Perret qytet i ka zyrat edhe shërbimi i sekret i brendshëm i DGSI. Grupi anti-terror i prokurisë së Parisit ka nisur hetimet. Mëngjesin e së mërkurës një automobil sulet drejt një grupi ushtarësh, ku disa vetë mbetën të plagosur.

Paris Angriff auf Soldaten im Stadtteil Levallois-Perret
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Chappe

Ministrja e Mbrojtjes së Francës, Florence Parly e dënoi këtë sulm "frikacak". Hetimet e filluara duhet të sqarojnë incidentin. Sipas kryetarit të bashkisë së departamentit Levallois-Perret nuk ka dyshim se i panjohuri e ka drejtuar qëllimisht automjetin drejt ushtarëve që po largoheshin nga kazermannë qendër të qytezës. Shpejtësia e makinës ishte e madhe. Autori i krimit u largua, por u kap shpejt nga policia në autostradë. Ushtarët në Francë ruajnë veç aeroporteve, stacioneve të trenit dhe atraksionet turistike edhe sinagogat, muzetë dhe Kullën Eifel në Paris.

 

la/(dpa, afp, rtr)