1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

PORTA GJERMANE

Automekaniku – Hermann Mack

Hermann Mack është bavarez shumë i përzemërt dhe – me benzinë nëpër damarë. 51-vjeçari jeton si automekanik në Solnhofen, një komunë e vogël në thellësi të Bavarisë.

default

Automekaniku – Hermann Mack

Qysh në të ri Hermann Mack është marrë me motorë. Atij i interesonte më shumë teknika, se sa rregullat e qarkullimit: “Kur isha 12 vjeç më dhuruan një motoçikletë të vogël dhe më vonë një më të madhe, e cila që atëherë ecte deri në 85 km/h.” Erdhi dita dhe Herrmann Mack-ut iu desh të vendoste për profesionin, që do të merrte në jetë. Nuk u mendua shumë: automekanik.

Profesion me predestinim

Gesichter Deutschlands Porträt HeMa

Këtu e 22 vjet më parë, 51 vjeçari mori guximin dhe u bë i pavarur. Ai hapi ofiçinën Mack në Solnhofen, një firmë pa të cilin qyteza me më pak se 2000 banorë tashmë nuk mund të përfytyrohet. Për anën administrative të firmës atë e ndihmon e shoqja, Ina. Hermanni kujdeset për shitjet dhe harxhon afro 60 deri 70 orë në javë në punishte.

Por në kohë krize dega e automobilave nuk e ka shumë të lehtë. „Shitjet kanë rënë shumë. Tani duhet të riparojmë shumë më tepër. Ne jemi një punishte e vogël me katër vetë.“ Me gjithë programet konjukturore të qeverisë, vitin e kaluar, xhiroja nuk pësoi rritje të kënaqshme.

Gesichter-Deutschlands Porträt HeMa

Prandaj edhe Herman Mack është përqendruar më shumë në oferta shërbimesh: servis, riparime të jashtme apo motorash e karrocerish, Hermann Mack, shkurt gjithçka. Më parë ai shkonte vetë tek vendi i aksidentit dhe e sillte makinën e aksidentuar në punishte. Por karroca tërheqëse sot është vjetëruar aq, sa më tepër ai përdor për reklamë ose nëpër ekspozita. Një karrocë e motorizuar prej një motori BMW dhe një karroceri dyshe, është gjithë krenaria e tij. “Një kombinim të tillë nuk e gjen kurrkund”, zë be ai.

Kur nuk rregullon makina, Hermann Mack, luan në kitarë, edhe pse nuk ka shumë kohë të lirë. Kudo që shkon Nelly, qeni, nuk i ndahet. Më parë Mack ishte i aktivizuar edhe në këshillin e komunës. Por tani ajo çka i ka mbetur nga ajo kohë, është interesimi i vazhdueshëm për ngjarjet politike. Për koalicionin konservator-liberal, që qeveris aktualisht në Gjermani, ia thotë: Unë besoj se kjo qeveri u shërben më shumë të pasurve. Klientët e mi nuk janë të pasur. Ata janë punëtorë, punonjës, ose nëpunës të thjeshtë. As unë nuk besoj se do të kem shumë përfitim nga kjo qeveri.“

Gesichter Deutschlands Porträt HeMa

Hermann Mack e cilëson veten – tekstualisht - si „jo besimtar të drejtpërdrejtë”. Por ai është i pagëzuar dhe si shumica e frankonëve është protestant. Ky fakt harrohet shumë shpejt, kur flitet për Bavarinë, që në pjesët e tjera të saj është kryekëput katolike. „Unë nuk kam të njëjtin përfytyrim për zotin si ato, që përshkruajnë fetë sot. Po të ketë një zot, atëherë ai nuk është ashtu, siç thuhet në ungjill, ose në kuran. Unë e përfytyroj zotin më shumë si një fenomen natyror.”

Kurnacëria nuk është e bukur

Ajo çka Herman Mackut nuk i pëlqen, është kur njerëzit kanë para dhe nuk duan të dhurojnë. Ai dhe e shoqja prej shumë vitesh mbështesin një projekt patronazhi për fëmijë: „Fëmija që kam unë në patronazh jeton në Kinë, në një zonë relativisht të të varfër. Fëmija është si një person referues, sepse projekti i vjen në ndihmë të gjithë fshatit. Ato pak euro, që dhurojmë ne çdo muaj, në Kinë janë shumë para.”

Gesichter Deutschlands Porträt HeMa

Gjithçka mund të mbetet kështu

Cilat janë dëshirat e tij për të ardhmen? Shëndet, më shumë kohë të lirë për veten dhe familjen. Me kë do të dëshironte të ndërronte një ditë të jetës së tij? „Kam frikë ta bëj një gjë të tillë, se mund të ndodhë, që ai me të cilin do të ndërrohem unë të pësojë ndonjë aksident dhe kështu që nuk mund të kthehesha mbrapsht në jetën time të mëparshme.

Pra, me fjalë të tjera: Le të mbetet gjithçka, ashtu siç është.

A mund të përfytyroni ju që të punoni së bashku me bashkëshortin / bashkëshorten tuaj?

Autor: Xiegong Fischer / Anila Shuka

Redaktoi: Birgit Görtz/Angjelina Verbica

WWW Linke

  • Data 10.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NYqV
  • Data 10.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NYqV