1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atletët rusë dridhen para Rio-s

Roman Goncharenko26 Korrik 2016

Kush do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Rio dhe kush jo? Pas vendimit të IOC-s, ekipi rus po zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Në Rusi megjithatë ende sundon optimizmi.

https://p.dw.com/p/1JVpC
Doping Symbolbild
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Seeger

Të hënën vonë (25.07) ishte FINA, Organizata Botërore e Notarëve që bëri të ditur se shtatë sportistë rusë nuk do të lejohen në lojërat olipike në Rio-. Njëra prej tyre Julia Jefimova. 24 vjeçarja preket nga vendimi i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, IOC. Të dielën IOC vendosi që të mos lejohen të marrin pjesë sportistët rusë që janë testuar ndërkohë pozitivisht. Jefimova u skualifikua në vitin 2014 për dy vjet nga garat, për shkak të dopingut.

Ende nuk dihet se sa sportistë rusë nuk do të marrin pjesë në Rio. IOC me vendimin e saj e delegoi përgjegjësinë tek organizatat ndërkombëtare të sportit, dhe provat duhet të sillen nga sportistët dhe shoqatat e sportit të vendeve përkatëse. Me këtë vendim IOC mbetet pas vendimit të Agjencisë Ndërkombëtare Antidoping, WADA, që kishte kërkuar ndalimin e përgjithshëm të sportistëve rusë, pas zbulimit të një sistemi dopingu në Rusi.

Vitaly Mutko Sportminister Russland
Vitalij Mutko, ministri i SportitFotografi: Reuters/M. Shemetov

Moska përshëndet vendimin e IOC-s

Vendimi i IOC-s ishte një lajm i mirë për rusët. Sportistët e parë kanë mbërritur në Rio, bëri të ditur me krenari televizioni rus, "Rossija 24". Edhe Kremlini i tregua i kënaqur. "Ne e përshëndesim këtë vendim", tha Dmitrij Peskov zëdhënësi i presidentit rus, Putin. Moska shprehur keqardhjen për ndalimin e funksionarëve të sportit në Rio, ndër ta edhe ministrin e Sportit, Vitalij Mutko.

Akrobatët rusë që bëjnë pjesë ndër më të mirët në botë, që në kohën e Bashkimit Sovjetik nuk duhet të kenë frikë nga vendimi i IOC-s. Akrobacia bashkë me disa sporte të tjerëa nuk ka rënë pre e dopingut. Fillimisht Rusia do të dërgonte 387 sportistë në Rio. Tani ky numër duhet të jetë reduktuar dukshëm. Kështu 68 sportistë nga sportet e atletikës do të qëndrojnë në shtëpi. Në raportin për dopigun, janë provuar 139 raste dopingu në atletikë.

Russland Anzhelika Sidorova
Atletja ruse Anzhelika Sidorova kërcim së larti- shumë atletë rusë mund të përjashtohenFotografi: picture-alliance/dpa/A. Denisov

Mundësit rusë nuk kanë pse të kenë frikë

Në Lojërat Olimpike të Verës në Londër 2012, Rusia zuri vendin e katërt për medalje në renditjen jozyrtare, pas SHBA-së, Kinës, Britanisë së Madhe. Atletët rusë fituan atëherë 82 medalje, 24 herë medalje të artë, sidomos në sportin e mundjes dhe notit. Të dyja këto disiplina përmenden në raportin e dopingut të McLarenit. Megjithatë Michail Mamishavili nuk pret mbylljen e derës në Rio për sportistët e tij.

"Nuk shtrohet çështja për mospjesëmarrjen e mundësve rusë në Lojërat Olimpike në Brazil", thotë kreu i Klubit Rus të Mundësve në Moskë. Vërtet që po dërgohen dokumente në Organizatën Botërore të Mundësve, UWW, por kjo është thjesht "një çështje teknike", thotë Mamishavili. Shumë shoqata të sportit rus, me sa duket kanë dërguar ndërkohë dokumentet e nevojshme për testet e dopingut të atletëve të tyre. Vendimet përfundimtare priten së shpejti.