Atentatori i Aeroporit të Frankfurtit distancohet sërish nga sulmi
5 Tetor 2011Atentatori në Aeroportin e Frankfurtit është distancuar edhe një herë nga sulmi i tij i përgjakshëm dhe nga propaganda islamike. Myslimanit i lejohet kjo vetëm për t'u mbrojtur në qoftë se ata e sulmojnë personalisht, tha i akuzuari të mërkurën në seancën e tretë të procesit para senatit mbrojtës të shtetit në Frankkfurt. Ajo çfarë unë kam bërë, natyrisht jo, u përgjigj Arid Uka në pyetjen e shtruar nëse kjo është e pranueshme në fenë e tij për të vrarë.
Akuzë për vrasje të dyfishtë dhe për përpjekje të trefishtë për vrasje
21 vjeçari kishte dalë në fillim të procesit para gjykatës së shkallës së dytë në fund të gushtit për shkak se kishte qëlluar për vdekje ndaj dy ushtarëve amerikanë dhe dy të tjerë i kishte plagosur me rrezik jete. Edhe atëherë ai ishte treguar i penduar. Prokuroria e Përgjithshme e akuzon për vrasje të dyfishtë dhe për përpjekje të trefishtë për vrasje. Të mërkurën (05.10) i akuzuari u distancua nga "gjithë interpretimet ekstreme" që mund të kishin ndikuar tek ai, si lufta e armatosur dhe propoganda me të cilat denoncohet Perëndimi. Më parë ai e kishte cilësuar veten si një mylsiman të devotshëm pas një pyetjeje të bashkëpaditësit. Dhe "unë besoj ende në zot", theksoi ai.
Sulmi më 2 mars mbahet si i pari sulm islamik në Gjermani. Djali me origjinë nga Kosova që jetonte në Frankfurt sipas vlerësimeve të prokurorsë është një atentator i vetëm i cili është radikalizuar përmes propogandës islamike në internet. Gjatë sulmit, sipas Entit Federal të Kriminalistikës, ai përdori municione të ndryshme. Mes tyre edhe fishekë që i kishte vendosur në një pistoletë. Atentatori kishte qëlluar me gjashtë fishekë. Kur kishte qëlluar ndaj ushtarit të pestë, atij i ishte bllokuar arma. Se nga i ka marrë ai këto armë, i akuzuari nuk dëshiron të flasë.
Autor: Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi: Elert Ajazaj