Ashpërsohen kontrollet në kufinjtë e jashtëm të Bashkimit Evropian
13 Shkurt 2008Reklamë
Në luftë kundër emigrimit ilegal Bashkimi Evropian dëshiron të aplikoj armë të reja. Për të
ashpërsuar dhe përmirësuar kontrollet ai planifikon pajisjen elektronike të mbrojtjes
kufitare.
Do të instalohet një sistem për hyrje-daljet, i cili do të përmbaj të dhënat e secilit që nga një shtet i tretë udhëton për në Bashkimin Evropian. Eshtë paraparë regjistrimi i shenjave të gishtërinjëve dhe të dhënave biometrike. Dhe në fund së bashku me të dhënat e personit do të ruhen në formë elektronike ku do të theksohet edhe kohëzgjatja e vizës së udhëtarit. Dhe këto të dhëna pastaj do të shkëmbehen nga 1800 pikëkalimet kufitare të Bashkimit Evropian.
Ky sistem i ri elektronik është pjesa thelbësore e pakos së masave të mbrojtjes kufitare e cila është prezantuar nga komisioneri përgjegjës i Bashkimit Evropian Franko Fratini.
'Ne duhet të jemi të rigoroz kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të BE-së dhe të kujdesemi që njerëzitë e nderuar të cilët vijnë në Bashkimin Evropian t'i shijojnë përparësitë e bujarisë sonë'.
Sistemi i ri elektronik për hyrje-daljet e qytetarëve të huaj në BE lehtëson edhe procedurën e hetimit të atyre që pas skadimit të vizës nuk janë larguar nga Bashkimi Evropian por vazhdojnë të qëndrojnë në ilegalitet dhe punojnë pa dokumente. Sipas të dhënave të BE-së vetëm në vitin 2006 në vendet anëtare janë arrestuar rreth gjysëm milioni njerëz. Në Bruksel mendohet se kjo shifër duhet të jetë shumë më e madhe. Megjithatë deri tani emigrantët ilegalë janë kapur vetëm gjatë kontrolleve rutinore. Me sistemin e ri elektronik përgjegjësitë në selinë qendrore të BE-së premtojnë një kuotë më të lartë të suksesit gjatë ndjekjes së personave ilegalë. Fratini:
'Ky është një projekt shumë ambicioz. Ne provojmë të fusim në përdorim teknologjinë më të re për të penguar udhëtimin e kriminelëve dhe personave të dyshimtë'.
Dy elemente të tjera të strategjisë së re për mbrojtjen kufitare janë zgjerimi i agjensisë evropiane për mbrojtjen kufitare 'Frontex' si dhe instalimi i një sistem të ri vëzhgues satelitor me emrin 'Eurosur'. Ky sistem pritet të instalohet para së gjithash në kufinjët jugor dhe lindor të BE-së.

Reklamë