1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060308 D Iran Sanktionen

Shabnam Nourian 6 Mars 2008

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi në fillim të kësaj jave sanksione të reja ndaj Iranit. Jo vetëm SHBA, edhe BE- e rriti kështu presionin ndaj Iranit. Por edhe ekonomia gjermane do të vuajë nga këto sanksione.

https://p.dw.com/p/DJSJ
Këshilli i Sigurimit të OKB-së: votim njëzëri i rezolutës kundër Iranit
Këshilli i Sigurimit të OKB-së: votim njëzëri i rezolutës kundër IranitFotografi: AP
Sipas ambasadës gjermane në Teheran, Irani është një ndër tregjet më të fuqishme të eksportit për Gjermaninë dhe firma gjermane janë duke vepruar në shumë sektorë industrialë të Iranit. Por debati ndërkombëtar mbi programin bërthamor iranian, i ka influencuar në mënyrë negative marrëdhëniet tregtare gjermano-iraniane. Martin Kallhëfer, i Agjensisë Gjermane për Tregtinë e jashtme thotë: "Gjermania ka pësuar humbje të thella gjatë vitit të kaluar. Sipas statistikave të muajit nëntor rreth 15%. Por mund të thuhet se humbje të ngjashme kanë pësuar edhe shtete të tjera evropiane si Franca dhe Italia." Gjatë debatit të vazhdueshëm mbi programin bërthamor iranian, shtetet antare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit. Një ndër këto sanksione është ndalimi i eksportit të teknologjisë apo investimeve të caktuara, që mund të mbështesin përpjekjet nukleare të Iranit. Me rritjen e sanksioneve të SHBA-s dhe BE-së, vuan edhe ekonomia gjermane, sepse firmat gjermane do ta kenë më të vështirë të tregtojnë mallrat e tyre në Iran. "Ne shtrojmë gjithmonë pyetjen, kemi të bëjmë me sanksione? Çfarë duhet të kemi parasysh? Si janë marrëdhëniet me bizneset amerikane në vend? Dhe pastaj duhet të varemi nga zyra gjermane për ekonominë dhe doganat, e cila na informon në mënyrë konkrete se cilat produket mund të çojmë në atë vend, e cilat jo."