1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

ARTE: Aventura televizive gjermano-franceze

25 vjet më parë nisi transmetimet në Gjermani dhe Francë kanali televiziv ARTE. Ky kanal kulturor evropian është shembull i bashkëpunimit gjermano-francez.

Sot kanali televiziv gjermano-francez ARTE është pjesë e vetëkuptueshme e skenës televizive gjermane. Por para se ky kanal të fillonte tranmetimet më 30 maj 1992 pati mjaft diskutime dhe debate, sepse duhet të binin dakord dy kultura të ndryshme dhe dy sisteme politike të ndryshme.

Ideja e një kanali kulturor gjermano-francez lindi dhe u mbështet në fazat e hershme nga ish-kryeministri i landit Baden-Wuerttemberg Lothar Späth dhe ministri francez i Kulturës Jack Lang. Më pas në nivelin më të lartë politik ai u mbështet prej François Mitterrand dhe Helmut Kohl që u shprehën në vitin 1988 në samitin gjermano-francez në Bon pro projektit.

Sinjal i miqësisë

Rënia e Murit të Berlinit e përshpejtoi procesin. Sepse politika gjermane donte të jepte një sinjal të miqësisë dhe lidhjeve të ngushta me Francën. Papritmas, çdo gjë ndodh shumë shpejt. Ekspertët bien dakord për selinë selinë në Strasburg dhe degë në Paris dhe në landin Baden-Baden të Gjermanisë.

Në selinë e ARTE-s në Strasburg koordinohen shumë materiale që përgatisin gazetarët nga Parisi, Baden-Badeni dhe redaksitë e ndryshme të televizioneve publike gjermane ARD dhe ZDF.

Akronimi ARTE do të thotë " "Association Relative à la Télévision Européenne", pra shoqata për televizionin evropian.

Suksese ndërkombëtare

Tipike për programet e ARTE-s janë netët kushtuar programeve tematike që lidhen me vende, rajone apo tema të caktuara - ndër të tjera edhe për Shqipërinë. Reportazhet apo filmat e prodhuara si bashkëprodhime të kanaleve të ndryshme televizive kanë fituar mjaft çmime të shumta ndërkombëtare.

ARTE është një pjesë e rëndësishme dhe vitale e peizazhit kulturor evropian.