Arsenal me 110 mijë ton muncione stoqe ruso- sovjetike në Shqipëri
23 Mars 2008Shifra e frikshme të municioneve stoqe sovjetiko- kineze që ka Shqipëria nuk është aspak sekret. Atë e bëri publike këtë javë vetë kreu i qeverisë së Tiranës Sali Berisha kur tragjedia në Gërdec e ka shtruar në rend të ditës shmangien e rezikut të përsëritjes së shpërthimeve të tilla.
Tunelet, depot me armatime stoqe, janë të shpëndara në të gjithë teritorin e Shqipërisë, që nga Shkodra deri në Gjirokastër. Rreth 150 depo me municione u shpërthyen gjatë trazirave të pranverës 1997, që pasuan shembjen e firmave piramidale . Përdorimi i tyre i pakontrolluar dhe euforia e pasjes së një arme në dorë shkaktoi rreth 2.000 të vrarë.
NATO-ja ka financuar disa programe të shkatërrimit të tyre duke e reduktuar ndjeshëm numrin e jashtëzakonshëm të municioneve qe regjimi komunist grumbulloi në dekadat e tij për t´u mbrojtur nga armiq imagjinarë, gjë që solli mospërdorimn kurrë të arsenalit.
Një financim i qeverisë amerikane prej 46 milion dollarësh mundësoi shkatërrimin e mijëra ton silurave, minave detare dhe armatimeve të tjera, me të cilat bregdeti shqiptar ka qenë deri vjet i minuar .Tani kanë mbetur 110 mijë ton municione të vjetra, të gjitha ruse dhe kineze, që duhen asgjësuar.
Burime zyrtare nga Ministria e Mbrijtjes thane për DW se me ritmet e deritanishme të çmontimit dhe shkatërrimit të armëve do të duheshin edhe 10 vjet të tjera për të realizuar kushtin e NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë: nxjerrjes jashtë përdorimit të 110 ton municineve stoqe.
E vetmja mundësi që të kapet afati i kërkuart, viti 2010, është shtimi i financimve nga qeveria e Tiranës dhe mbështetja nga vendet anëtare të NATO-s.
Tragjedia e 15 Marsit në Gërdec të Vorës ka sjellë një situatë tjetër.
Të gjitha pikat e çmontimit dhe shkatërrimit të armëve në rang kombëtar janë duke u kontroluar dhe hetuar nga struktura të Ministrisë së Mbrojtjes për të shmamngur përsëritjen e ngjarjes së rëndë, gjë që ngadalëson procesin.
Kontroll i rreptë do të bëhet edhe për kualifikimin e punëtorëve që kryejnë procesin duke mos lejuar më që në të të përfshihen njërëz të paditur, fshatarë, të papunë që e pranojnë ofertën e rrezikshme nga e keqja për të siguruar bukën e gojës, siç tregoi shembulli tragjik i Gërdecit.