1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aplikacion i ri për brezin aktiv

22 Qershor 2015

DW- App i ri me ndërveprim dhe përmbajtje të gjeneruara nga përdoruesit: Një dizajnim funksional dhe kontakti i drejtpërdrejtë me të gjitha përmbajtjet online të DW sjellin një përjetim të ri të DW në ekranet portative.

https://p.dw.com/p/1Fkxr
DW News App Screenshot 1
Fotografi: DW

Një dizajnim funksional dhe kontakti i drejtpërdrejtë me të gjitha përmbajtjet online të DW sjellin një përjetim të ri të DW në ekranet portative: aplikacioni i ri i DW me fokus më të fortë te ndërveprimi dhe te përmbajtjet e gjeneruara nga përdoruesit.

Aplikacioni mund të shkarkohet tani për telefonat smartfonë dhe kompjuterat tablet, të cilët punojnë me sistemin Apple (dw.com/app/ios) ose Android (dw.com/app/ios).

Konstrukti modern, i ri i aplikacionit orientohet plotësisht tek vënia në qendër të vëmendjes të përmbajtjeve dhe tek përdorimi sa më intuitiv i aplikacionit. Një sipërfaqe elegante e programit kujdeset që të mos ketë pengesa midis përdorueseve dhe përdoruesve dhe informacioneve. I përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme për smartfonët dhe tabletat, aplikacioni mundëson qasje ndaj oftertave të transmetimeve të drejtpërdrejta, audio, tek artikujt dhe tek media center.

Krahas një numri të madh përmirësimesh në krahasim me versionin e mëparshëm, aplikacioni sjell edhe një sërë funksionesh të reja: mbështetja e përcjelljes së pamjeve me AirPlay dhe Chromecast mundëson që transmetimet e drejtpërdrejta të shihen paralelisht në televizor. Aplikacioni mund të përdoret edhe pa pasur lidhje të përhershme me internetin dhe modusi i kthimit të përmbajtjeve në tekst të thjeshtë i përshtat informacionet edhe për internet me shpejtësi të vogël. Lajmet urgjente i arrijnë përdoruesit menjëherë me lajmet mbi ekran apo llojit "push". Veç kësaj, aplikacioni i ri mbështet edhe orën e dorës Apple Watch.

Peter Limbourg
Drejtori i Përgjithshëm i DW, Peter LimbourgFotografi: picture-alliance/dpa/O. Berg

Versioni i mëparshëm, që ishte në përdorim që prej 1 qershorit dhe përmbante shumë risi, u vlerësua shumë pozitivisht nga përdoruesit dhe ekspertët. Menjëherë pas fillimit të përdorimit, ai zuri vend në dhjetëshen e aplikacioneve më të mira të lajmeve.

Drejtori i Përgjitshëm Peter Limbourg: "Aplikacioni është një element përbërës i pazëvendësueshëm në riorientimin e DW. Ne jemi të bindur se përdorimi portativ (i internetit) është në rritje në të gjithë botën, megjithatë jo në të njëjtat rrethana. Koncepti ynë mbulon një sërë skenaresh përdorimi. Nga njëra anë tregjet mediatike të zhvilluara shumë, ku në mënyrë të vetëkuptueshme, veç teksteve dhe fotografive presin edhe transmetime të drejtpërdrejta dhe një mediatekë. Në anën tjetër, kemi rajonet ku interneti është pak i përhapur, atje është veçanërisht e rëndësishme që oferta të përdoret edhe pa lidhje me internetin dhe si tekst."

Por aplikacioni i DW nuk është vetëm qasja në lëvizje me përmbajtjet e DW. Ai e bën përdoruesin njëkohësisht pjesë të dialogut global. Me funksionin e ri të komentit, që brenda aplikacionit përdoruesit mund të marrin pjesë në debatet për temat më të rëndësishme. Dhe me funksionin e ngarkimit në internet të fotografive dhe videove ju i shtoni temës pamje të reja.

Limbourg: „DW bën përmbajtje për "heronjtë lokalë", për mendjet e pavarura dhe kritike përreth globit. Perspektiva e tyre është sërish një burim i paçmueshëm për kuptimin e botës nga ne. Me aplikacionin e ri ne u japim këtyre mendjeve kritike një instrument në dorë, me të cilin ato mund të thonë mendimin e tyre dhe të zgjerojnë panoramën tonë."