1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Angela Merkel takon Vladimir Putinin

Lidhjet ekonomike gjermano-ruse lulëzojnë, por situata mund të ndryshojë, paralajmërojnë ekspertët.

Pak ditë pas takimit të samitit të vendeve të G8-ës në Irlandën e Veriut, Angela Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin do të takohen përsëri. Kancelarja niset sot (21/06/2013) për Shën Petërsburg për të marrë pjesë në një forum ekonomik ndërkombëtar. Në bisedën me shefin e Kremlinit, pritet të diskutohen marrëdhëniet ekonomike gjermano-ruse. Tregtia mes Rusisë dhe Gjermanisë po lulëzon për vite me radhë. Në vitin 2012 ajo ka arritur një total prej më shumë se 80 miliardë euro, një rekord i ri ky, vlerëson Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane.

Por situata mund të ndryshojë, paralajmërojnë ekspertët. Ka shenja që, pas mospërputhjeve të fundit politike mes Berlinit dhe Moskës, të vuajnë edhe marrëdhëniet ekonomike. Disa sipërmarrës gjermanë që në Rusi pothuajse i mbanin në krahë, po ndjejnë kohët e fundit, një erë të ftohtë. Kështu tha Andreas Steininger, anëtar i bordit të Institutit për Lindjen në Wismar, në një konferencë për Rusinë të Shoqatës Gjermane për Politikë të Jashtme (DGAP) në Berlin në mes të qershorit. Por ai nuk dha detaje.

Mosmarrëveshje mbi politikën gjermane ndaj Rusisë

G-8 Gipfel Nordirland Gruppenfoto

Pak ditë pas takimit të samitit të vendeve të G8-ës në Irlandën e Veriut, Angela Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin do të takohen përsëri.

Qëkurse Putini mori detyrën si president në qershor 2012 nga Berlini ka pasur gjithmonë kritika ndaj zhvillimeve të brendshme politike në Rusi. Ato arritën kulmin në një rezolutë të Bundestagut gjerman me rastin e konsultimeve ndërqeveritare gjermano-ruse. Aty, deputetët shprehën shqetësimin rreth disa ligjeve të reja në Rusi, që sipas tyre vënë nën presion pjesë të shoqërisë civile . Rusia reagoi me zemërim ndaj kritikave. Revista "Der Spiegel" e përshkruan gjendjen e raporteve mes Berlinit dhe Moskës, si "ndoshta më të keqen që prej Luftës së Ftohtë."

Putini synon kompanitë e mëdha

Investitorët gjermanë në Rusi i kanë ende punët mirë, qe mesazhi i shumicës së pjesëmarrësve në konferencën e DGAP-it në mes të qershorit.

Por aktualisht  ekspertët gjermanë të vëzhgojnë me shqetësim thekset e politikës ekonomike të presidentit Putin. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Dmitri Medvedev, Putini mbështet sidomos kompanitë  të mëdha, tha Oto Luchterhand, ekspert për Evropën Lindore në Universitetin e Hamburgut. Firmat e mesme nuk marrin shumë mbështetje. Kjo u konfirmua edhe nga Andreas Metz: "Nën Medvedevin kishte më shumë interes për të diversifikuar ekonominë".