1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel: Dënime të ashpra për mëkatarët e borxheve në BE

26 Shtator 2011

Merkel kërkon që mëkatarët e borxheve të mund të paditen në Gjykatën e Lartë Evropiane. Ministri i Financave flet për mundësinë që "mekanizmi evropian i stabilitetit", të hyjë në fuqi qysh në vitin e ardhshëm.

https://p.dw.com/p/12gaJ
Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) sitzt am Sonntag (25.09.11) vor der Aufzeichnung der ARD-Talksendung "Guenther Jauch" auf dem Podium. Merkel will die Abstimmung ueber die Erweiterung des Euro-Rettungsschirms nicht mit einer Vertrauensfrage verbinden. "Es geht um die Entscheidung in der Sache", sagte sie in der Sendung. Merkel war der einzige Gast. (zu dapd-Text) Foto: Clemens Bilan/dapd
Kancelarja Angela MerkelFotografi: dapd

Nëse një vend në eurozonë nuk u përmbahet kritereve të stabilitetit në rast nevoje, ai duhet të paditet në Gjykatën e Lartë Evropiane, tha Merkel në emisionin televiziv të kanalit të parë televiziv gjerman ARD - "Günther Jauch". Nuk ka asnjë instancë në Evropë, e cila mund të ndërhyjë, në rast se një vend nuk u përmbahet rregullave të përgjithshme prandaj Merkel kërkoi: "Kështu unë them që ne duhet të punojmë që të ketë ndryshime të marrëveshjes, në mënyrë që të paktën një vend të mund të paditet në Gjykatën e Lartë Evropiane, që si të themi të detyrohet që të heqë dorë nga një pjesë e aftësive, apo sovranitet të vet, në mënyrë që një institucion evropian të mund të thotë: kush nuk u përmbahet kontratave ai duhet të detyrohet ta bëjë atë."Kancelarja nënvizoi se i ashtuquajturi frenim i borxheve si në Gjermani duhet të hyjë në fuqi në mbarë eurozonën.

Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) sitzt am Sonntag (25.09.11) vor der Aufzeichnung der ARD-Talksendung "Guenther Jauch" neben Moderator Guenther Jauch. Merkel will die Abstimmung ueber die Erweiterung des Euro-Rettungsschirms nicht mit einer Vertrauensfrage verbinden. "Es geht um die Entscheidung in der Sache", sagte sie in der Sendung. Merkel war der einzige Gast. (zu dapd-Text) Foto: Clemens Bilan/dapd
Merkel duke folur në emisionin televiziv të kanalit të parë televiziv gjerman ARD me Günther JauchFotografi: AP

Nga ana tjetër ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble paralajmëroi se ombrella e re e shpëtimit të euros "mekanizmi evropian i stabilitetit", shkurt ESM mund të hyjë në fuqi qysh në vitin e ardhshëm e jo siç është planifikuar fillimisht në vitin 2013. Schäuble tha të dielën (25.09.) në Uashington se ai në parim është i hapur për idenë që ombrella të hyjë në fuqi në vitin 2012. Megjithatë duhet të pritet të shihet se si do të bëhet zbatimi i marrëveshjes ESM në shtetet anëtare të BE-së.

"Ju mund të supozoni se guvernatorët përgjegjës të bankave qendrore dhe ministrat e Financave janë shumë të vetëdijshëm se çdo vendim i mundshëm ka pasoja të cilat duhet të merren qysh përpara në konsideratë. Dhe sapo ne të kemi mekanizmin ESM - nëse ai do të jetë e mundur që më më parë të hyjë në fuqi, atëherë ne nuk kemi asgjë kundër."

"Mekanizmi evropian i stabilitetit", shkurt ESM është një marrëveshje e nënshkruar nga ministrat e Financave të 17 vendeve të euros për krijimin e një fondi afatgjatë krize për shtetet e rrezikuara të eurozonës. Fondi do të ketë një volum prej 700 miliardë eurosh, nga të cilat 80 miliardë do të jenë para cash. Ai duhet të mbrojë vendet e zhytura thellë në borxhe nga falimentimi shtetëror. Para se të hyjë në fuqi marrëveshja duhet të ratifikohet më parë në 17 vendet e eurozonës.

Autor: Esat Ahmeti
Redaktor: Pandeli Pani