Angazhimi i forcave të policisë franceze rikthen qetësinë në periferi të Parisit
29 Nëntor 2007Reklamë
Pas trazirave tri netët e fundit në periferi të kryeqytetit francez, angazhimi i qindra forcave të policisë ka sjellë vendosjen e një qetësie relative. Në pjesën problematike të Parisit, Villiers-le Bel, sipas të dhënave të agjensive, gjatë natës ka patur vetëm ndodhi të shkëputura dhe vënie zjarri në disa makinave. Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy premtoi se pjesëmarrësit e trazirave që shtinë kundër zyrtarëve do ta shohin veten e tyre në gyq. Ai i bëri këto deklarata pasi vizitoi në një spital të Parisit, një prej policëve të plagosur seriozisht.