Amerikanët sulmojnë objektiva në Siri
27 Tetor 2008Në kuadër të luftës kundër kryengritësve në Irak, forcat amerikane kanë goditur nga ajri një objektiv në Siri. Një oficer amerikan kumtoi se operacioni është zhvilluar tetë kilometra larg kufirit të Irakut dhe për qëllim kishte shkatërrimin e një rrjeti që përgatiste luftëtarë nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme, për t'i dërguar në Irak.
Autoritetet e Sirisë më parë kanë kumtuar se forcat amerikane kanë qëlluar një objekt në ndërtim dhe kanë vrarë tetë civilë. Qeveria në Damask ka protestuar ashpër për shkak të këtij sulmi. Kalimi kufitar Kaim mes Sirisë dhe Irakut konsiderohet si një prej vendkalimeve më të frekuentuara të kryengritësve të ardhur nga vendet tjera në Irak.
Qeveria në Damask dënonn sulmin. Edhe qeveria irakiane është fajtore për vdekjen e tetë civilëve sirianë, thuhet në Damask.